Cristiano Ronaldo është pritur nga një turmë tifozësh në kthimin e tij në Manchester për ndeshjen e të martës në mbrëmje për ndeshjen e Champions League mes United e Juventus.

Kampioni portugez ka kaluar 6 vjet të mrekullueshëm në Old Trafford, përpara se të largohej tek Real Madrid. Tifozët e United nuk e kanë harruar idhullin e tyre dhe një turmë e vërtetë e ka pritur në aeroportin e Manchester, kur Ronaldo preku tokën e njohur.

NOA

CR7 ka patur nevojë për një eskortë të madhe policie për të kaluar përmes turmës, për tu shoqëruar më pas në Old Trafford për seancën stërvitore, ku portugezi është dukur i lumtur bashkë me shokët e tij të rinj të skuadrës.

Ylli i Juventus ka kujtime të bukura në Teatrin e Ëndërrave dhe sigurisht mendimi i tij i vetëm është të zërë faqet e para të gazetave në ndeshjen e madhe, gjë që e tregon qartë edhe në konferencën për shtyp: “Juventus është një skuadër e forte, e mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur e që do të fitojë Juventus, me gjithë respektin për Manchester që është një skuadër e madhe”.