Ndalet Manchester United në ‘Old Trafford’, vendi për Champions luhet në Leicester, West Ham merr pikën që i siguron mbijetesën

314
Sigal

Manchester United ka hedhur një hap fals në luftën për të siguruar një vend në top 4-shen e Premier League që i siguron pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

‘Djajtë e kuq’ kanë barazuar ndaj Ëest Ham, e cila ka dalë mëse e kënaqur nga ky takim pasi me pikën e marrë në Old Trafford ka siguruar matematikisht mbijetesën në Premier League.

1-1 përfundoi takimi teksa Ëest Ham kaloi fillimisht në avantazh me Antonion nga penalltia. Greenëood barazoi në pjesën e dytë me një kombinim të bukur në zonë teksa të besuarit e Solskjaer nuk arritën të shënonin edhe golin e dytë që do i çonte në një komoditet në tabelën e renditjes,

Nga ana tjetër Manchester United ka marrë vendin e tretë në Premier League me pikë të barabartë me Chelsea-n por ka një ndeshje vendimtare javën e ardhshme, përballë Leicester City ku do të luhet ‘kokë më kokë’ zona Champions.

Manchester United dhe Chelsea kanë nga 63 pikë kurse Leicester ka 62 pikë. Njëra do të duhet të mbetet jashtë Champions, por teksa Chelsea pret Ëolverhampton Ëanderers në shtëpi në ndeshjen e fundit të kampionatit, Leicester pret Manchester United. Për Leicester barazimi nuk bën punë vetëm në rast se humb Chelsea prandaj duhet të përgatitet për fitore që të lërë jashtë Manchester United-n.