Përplasen dy makina në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagosen katër persona

ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar katër pasagjeret që ndodheshin në makina.

Por fatmirësisht të gjithë të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sigal

Njoftimi i plotë:

Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes