Renditja e Superiores/ Tirana vazhdon në krye, Dinamo rikthehet tek fitoret. Ja situata e skuadrave pas javës së 16

177
Sigal

Java e 16 ngriti siparin për këtë vit në futbollin shqiptar. Skuadrat lanë pas festat dhe u rikthyen për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit, ku gara për titullin kampion është shumë e ashpër.

Ndeshja e fundit për këtë javë ishte ajo mes Kukësit dhe Dinamos. Skuadra e Blendi Shkëmbit u rikthye tek fitoret pas 5 ndeshjesh. Kukësi nga ana tjetër humbi mundësinë që të kalonte në vendin e dytë. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Eni Imami në minutat e fundit.

Në këtë javë kryendeshja ishte derbi i Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Kjo supersfidë përfundoi në barazim pa gola, ku nuk munguan dhe polemikat. Bardheblutë janë ekipi që përfitoi më shumë pasi ndjekësit më të afërt, Laçi dhe Kukësi, nuk fituan ndeshjet respektive.

Tirana vazhdon të kryesojë kampionatin me 34 pikë, 6 më shumë se ndjekësit.

REZULTATET E NDESHJEVE

E shtunë 15 janar

SKËNDERBEU-LACCI 0-0

TIRANA-VLLAZNIA 0-0

E dielë 16 janar

EGNATIA-PARTIZANI 0-3

47’Mala, 61’ Skuka, 73’Rrapaj

KASTRIOTI-TEUTA 2-0

15’Greca, 72’Ajazi

E mërkurë 19 janar

KUKËSI-DINAMO 0-1

89’E.Imami

RENDITJA