Juventus dhe Milani janë dy skuadrat e tjera që i bashkëngjiten Interit dhe Atalantës në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.
Në ndeshjen e parë me Ronaldon për 90 minuta në stol përgjatë të gjithë këtij sezoni, Juventusi ka fituar lehtësisht ndaj Bolonjas në ndeshjen vendimtare që i dha një vend në Ligën e Kampionëve.
Bardhezinjtë shënuan që në minutën e gjashtë me Kiesan, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3 falë dy golave të tjerë të shënuar nga Rabiot dhe Morata. Spanjolli gjen golin e dytë personal që në nisje të pjesës së dytë, ndërsa goli i nderit për Bolonjën u shënua në minutën e 86 nga Orsolini.
Milani fitoi 0-2 ndaj Atalantës falë dy penalltive të dhëna nga një për secilën pjesë dhe të shndërruara në gol nga Kessie.
Napoli luante brenda ndaj Veronës, në një takim ku i duhej fitorja për të pasur të sigurtë vendin në Champions. Megjithatë, skuadra e Gatuzos ka gabuar, duke ja lënë këtë vend Juventusit. Goli për napoletanët u shënua nga shqiptari Rrahmani në minutën e 60-të, por Faraoni barazoi 9 minuta më vonë.