Sigal

Manchester United ka bërë përmbysjen e pabesueshme pasi brenda 4 minutash shënoi dy gola në shtëpi përballë Juventusit.

Por pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, ishte Jose Mourinho i cili nuk u përmbajt duke u futur në fushë për të provokuar tifozët vendas madje edhe Ronaldon.

Menjëherë pas gjestit, ka nisur edhe sherri ndërmjet dy palëve, ndërsa Bonuçi i është afruar teknikut portugez duke i kërkuar llogari përse e bëri atë veprim i cili nxit tension.

Duke folur lidhur me këtë gjest, Special One u shreh se ai ishte provokuar dhe ofenduar gjatë gjithë 90 minutave të lojës.

“U fyeva për 90 minuta. Erdha këtu, bëra punën time, asgjë tjetër”, tha trajneri për Sky Sport italia.

“Nuk fyeva askënd deri në fund, bëra vetëm një gjest që dëshiroja të dëgjoja më shumë brohoritma. Nuk duhet ta bëja, nëse do isha gjakftohtë nuk do ta bëja, por e meritonin atë reagim pasi gjatë gjithë lojës ofenduan familjen time, Interin dhe personalisht mua”, shpjegoi ai.

 “Ne luajtëm një ndeshje fantastike, në nivelin tonë më të mirë. Erdhëm këtu, luajtëm si skuadër kundër një skuadre me një nivel dhe potencial tërësisht ndryshe”, përfundoi ai.