Murray kualifikohet në çerekfinale

325
Andy Murray nga Britania e Madhe është kualifikuar në çerekfinale të turneut Cincinnati që po mbahet në SHBA. Ai me reketin e tij ishte më i mirë se bullgari Grigor Dimitrov, duke e mundur me rezultat 2:1 (4:6, 7:6, 7:5). Ballafaqimi ka qenë interesant e me rivalitet të madh, ku më së miri e dëshmon që zgjati tri orë. Bullgari bëri paraqitje të mirë sidomos në setin e parë kur fitoi me 6:4, por edhe në dy setet e tjerë ka qenë i papërshtatshëm për britanikun. Murray në rrethin e ardhshëm përballet me francezin Richard Gasquet, i cili e ka eliminuar kroatin Marin Çiliç me rezultat 2:0 (7:5, 6:3).
Sigal