Mourinho parashikon fituesin e Champions League dhe Premier League

20
Sigal

Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë skuadrat pretendente për titullin kampion në Premier League.

Vetëm dy pikë i ndajnë “Të Kuqtë” në krye nga Topçinjtë dhe “qytetarët” pas 24 ndeshjesh, por skuadra e Guardiola-s ka një ndeshje për të rikuperuar.

Duke folur me Rio Ferdinand në podcast-in VIBE with FIVE, ish-trajneri i Romas mbështeti Liverpool dhe Man City si favoritët.

“Premier League … City ose Liverpool, kështu që nuk po bëj gabim. Por mendoj se City”, tha ai.

Portugezi bëri edhe parashikimin e tij për Champions League, duke veçuar City-n dhe Real Madrid-in si favoritë.

“Champions League… Unë do të thoja City ose Real Madrid. Do të ishte një surprizë e madhe për mua nëse do ta fitonte një ekip tjetër.

“Do të më pëlqente shumë që Reali ta fitonte sërish”, pranoi Mou.