Shorti i fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve, mësoni duelet spektakolare

466
UEFA ka organizuar në Nyon të Zvicrës shortin për fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve ku jane përcaktuar përballjet e mëtejshme mes skuadrave të Juventus, Real Madrid, Barcelona, Leicester, Monaco, Athletico Madrid, Bayern Munchen dhe Borusia Dortmund.

Ndeshjet
Atletiko Madrid – Leister Siti
Borusia Dortmund – Monako
Bajern Mynih – Real Madrid
Juventus – Barcelona
Takimet e para luhen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill. Ndeshjet e kthimit janë në program një javë më pas (18 dhe 19 prill).
Rruga drejt finales në Kardif
Çerekfinalet: 11/12 dhe 18/19 prill
Shorti i gjysmëfinaleve: 21 prill
Gjysmëfinalet: 2/3 dhe 9/10 maj
Finalja: Të shtunën, më 3 qershor, në Stadiumin Kombëtar të Uellsit në Kardif.
Sigal