Moratti këshillon Interin që të transferojë mesfushorin e Chelsea

Interi u shpall matematikisht kampion i Italisë teksa entuziazmi nuk mungoi as tek ish-presidenti legjendar i zikaltërve, Masimo Moratti.

Në një intervistë për “Sky Sports”, i pyetur se cilin lojtar duhet të afrojë Interit për të kërkuar vazhdimësinë, Moratti u përgjigj se mesfushori i Chelsea, N’golo Kante do të ishte përforcimi ideal duke e krahasuar francezin me transferimin e Wesley Snider në 2009.

Sigal

“Unë mendoj se Kante ka gjithçka për t’i dhënë edhe më shumë forcë Interit. Ne nënshkruam Uesli Shnajder edhe pse kishim një ekip të fortë, por u bëmë të jashtëzakonshëm me të.

E njëjta gjë është e vërtetë për Kante, por unë po e them këtë si një tifoz, do të jetë e vështirë të nënshkruash me Kanten”, u shpreh ish-presidenti zikaltër.