Tirana triumfon ndaj Partizanit, kryeqyteti vishet “bardhë e blu” (foto)

125
Sigal

Gola dhe emocione pafund. Tirana mposht bindshëm Partizanin (0-2) në “Air Albania”, në një sfidë të fortë, të luftuar për çdo top, edhe pse luajti nga minuta e 37-të me një lojtar më pak, karton i kuq për Lilajn. Për Partizanin me të kuq doli Matondo (90’+4).

Heroi i takimit ishte Redon Xhixha, autori i dy golave, por edhe një penalltie të humbur (priti Rexhepi).

Partizani dëshmoi se ende është i papërgatur për sfidën me rivalin e përjetshëm të kryeqytetit.

Ekipi i Shehit merr një sukses me forcë dhe karakter, mban kryeqytetin bardheblu dhe afron Tiranën me vetëm një pikë larg kreut që vijon të mbahet nga Partizani.

MOMENTET KYÇE TË NDESHJES

Rexhepi pret penallti

25’ Mrekulli e Rexhepit! Portieri i Partizanit pret penalltinë e gjuajtur nga Xhixha.

Karton i kuq për Lulajn

37’ Karton i kuq për Lulajn e Tiranës. Mbrojtësi ndalon Skukën në kufijtë e zonës teksa po nisej drejt portës. Bardheblutë mbeten me dhjetë lojtarë.

Partizani-Tirana 0-1

45’+1’ GOOOL TIRANA! Shënon Xhixha pas një kundërsulmi perfekt dhe një dalje të gabuar të Rexhepit.

Partizani-Tirana 0-2

68’ GOOOL TIRANA! Përsëri Xhixha, i cili me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.

Karton i kuq për Matondon

90’+4’ Karton i kuq për Matondo e Partizanit, mesfushori ndalon Zhivanajn i cili po nisej drejt portës dhe gjyqtari nuk heziton t’i tregojë të kuqin duke barazuar numrin e lojtarëve.

Tirana triumfon ndaj Partizanit, kryeqyteti vishet "bardhë e blu"