Parandalimi i veprimeve të kundraligjshme/ Derbi Partizani-Tirana, i monitoruar nga Policia

118
Sigal

Për të parandaluar trazira mes tifozëve, Policia e Shtetit monitoroi me kamera të gjitha ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Ndërkohë që luhej derbi mes Partizanit dhe Tiranës, policia ka publikuar në rrjetet sociale edhe disa momente nga puna e efektivëve. Sipas bluve, çdo tifoz që kryen veprime të kundraligjshme do t’u përcillet shërbimeve të tjera të policisë, të cilat më pas bëjnë edhe shoqërimin.

“Live nga Salla e monitorimit të kamerave të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të stadiumit “Air Albania”.

Punonjësit e Policisë së DVP Tiranë duke evidentuar çdo tifoz që kryen veprime të kundraligjshme dhe duke jua përcjellur shërbimeve të tjera të Policisë, me qëllim shoqërimin e tyre”, shkruan Policia e Shtetit, ndërsa publikon edhe fotot.