Moisi Dalipi:Topi është i Ligës, penalltinë do ta gjuaj kryeministri

393
Sigal

Ju rikthyem përsëri temës të bojkotimit  nga futbolli shqiptar, jo sepse kjo përbën shqetësimin kryesor të jetës tonë të përditëshme, por për faktin se Shqipëria është një  nga tre vendet në kontinetin europian që ende nuk e ka filluar sezonin e ri sportiv 2020-2021. Të vonuar në këtë drejtim janë dhe Andorra dhe Irlanda e Veriut, por nga sa më mësohet, këto dy vende kanë planifikuar që startin ta japin shumë shpejt, më 25 dhe 17 tetor. Dhe kjo shtyrje e fillim sezonit futbollistik tek këta dy shtete, mësohet se po bëhet me arsyen se kërkohen  që ndeshjet t’i zhvillojnë me  tifozët në stadium.

Tek ne është diçka e kundërt me këto dy federata futbolli, sepse mosfilimi garave futbollistike  ka si arsye bojkotimin që ka bërë Liga Profesioniste e Futbollit  fillimit të sezonit të ri për mosplotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë. Pra e thënë më qartë Shqipëria, por jo vetëm në futboll, por dhe në sporte të tjera, një një shembull dhe absurditet më vete në Europë. Dhe kanë kaluar plotë tre javë  kampionat që Superioria jo vetëm që nuk po fillon, por në shenjë respekti për javët kalendarike të garës, çdo fund javë del e demostron në fushë qëndrimin e saj për plotësimin e kërkesave të parashtruara më parë. Kështu ndodhi dhe fundjavën e kaluar, kur çiftet e skuadrave garuese të shtuara në rradhët e tyre dhe me futbollistët e akademive të klubeve u paraqitën në fushat e futbollit, lexuan dhe dëgjuan përsëri mesazhet e kapitenëve dhe në heshtje e mbyllën javën  futbolistike. Një ritual protokollar ky që ka plotë tre javë që përsëritet ashtu siç është menduar dhe zgjidhur të veprohet kështu,  nga “burrat e futbollit”, ata të Ligës Profesioniste. Dhe  pas  këtyre “ndeshjeve pa top”, çdo fundjavë plot shtatë televizione kombëtare zhyten në emisionet e tyre sportive dhe me  të njëtën temë diskutimi: “bojkotimi  kampionatit të futbollit”. Shumë “debate” nga specialistë të fushës dhe jo të saj, dhe në përfundim askush nuk ka dhe nuk prodhon asnjë zgjidhje konkrete. Shpesh dikush që ka zënë vend në panelin e të pranishmëve pasi dëgjon për shumë minuta çfarë thonë të tjerët bën me dashje rolin e të kundërtit, duke i ngatërruar  të gjitha bisedat në një  qark të mbyllur dhe pa pikë referimi.

Edhe protagonistët e këtij bojkotimi në emisione dhe konferenca shtypi edhe pse përpiqen të argumetojnë se kërkesat e tyre janë të drejta përsëri ligjëratat e tyre i mbyllin me shprehjen:“Ne do të vazhdojmë të bojkotojmë garën sportive deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta”. Pra, kështu gjithçka përsëritet  në vetvete çdo javë  nga të njëjtat formate dhe me pak personazhe të ndryshuar dhe sa herë që duhet të flasim në këto emisionet sportive. Gjithçka duket qartë dhe bukur, sepse kështu nuk bëhet gjë tjetër nga të gjithë këta, por dalim tek ajo shprehja popullore kur thotë: “Ku ishit, … asgjëkundi”. Duke parë problemin tek klubet e futbollit dhe vet skuadrat nuk është që është e vështirë të konstatosh se ato janë të gjitha të përqëndruara tek kjo fazë e stërgjatur e përgatitjeve  për sezonin e ri , pa ditur   nga as kush se kur do jetë dita të  fillojnë garat dhe ndeshjet zyrtare. Disa skuadra i gëzohen shumë këtij bojkoti  ,sepse po përfitojnë kohën e humbur për t’u përgatitur. Ka skuadra në të gjitha kategoritë e futbollit që vazhdojnë merkaton e përforcimeve, duke e kthyer këtë fenomen të afrim-largimeve në një treg “gabi” më vete. Ka skuadra  në Superiore si  “Partizani” , “Vllaznia” dhe “Skënderbeu” që janë formatuar nga para, por që nuk premtojnë shumë cilësi. Të tjerë si “Kukësi” që këto ditët e fundit kanë filluar të shkërmoqen në atë mënyrë që pak kush e kishte menduar më parë, ku thuajse të gjithë titullarët janë larguar dhe po largohet nga kjo skuadër edhe pse dikush nuk ka shijuar takimin e parë zyrtar të sezonit të ri. Ndoshta po ndodh kështu, sepse tek futbolli shqiptar ka ende mendësi që skuadrat tona,  kur dalin nga evendet europiane bien në një krizë  dhe hemoragji të largimeve  që ju kushton shumë. “Skënderbeu” është  ende  në ethet e vendimit zyrtar për përgjigjen për ndëshkimin 10- vjeçar  nga U.E.F.A. “Partizani”  është detyruar  ta mbajë të mbyllur derën e afrimeve te reja  në janar të 2021, për  pasojat që ka lënë pas “çështja Cinari”.

Kampionia  “Tirana” i gëzohet  vetëm faktit që vazhdon të jetë, kjo  falë dhe fatit  edhe në këtë  raund të Europa-League. Kështu tek çdo skuadër e Superiores mund të gjesh defekte dhe dobësi që tregojnë se dhe ky nivel i  futbollit shqiptar nuk është në pikën e duhur të cilësive sportive. Kategoria e Parë, është një hall më vete me shumë probleme. Deri tani nuk dihet cili është kalendari sezonit të ri dhe kur do fillojë sezoni, edhe pse zyrtarisht është thënë si ditë startuese 19 shtatori 2020. Skuadrat të tilla si  “Flamurtari” dhe “Luftëtari” që u bënë  këtë sezon pjesë e kësaj kategorie, nuk dinë ku janë dhe si do ta kenë të ardhmen e tyre. “Dinamo”, “Besëlidhja”, “Besa”, “Lushnja”, “Tomorri”, “Elbasani”, “Korabi”, “Erzeni”, “Egnatia” , “Burreli”,  që dikur kanë qenë pjesë e një gjeografie ndryshe futbollistike  me problemet që po kalojnë premtojnë pak për të gjetur traditën e tyre më të mirë. Në Kategorinë e  Dytë të futbollit, askush nuk po kujtohet të thotë dhe tregojë se çfarë bëhet aty, por vetëm kur dalin disa emra të skuadrave nëpër ndeshjet miqësore të zhvilluara. Dhe janë  këto ndeshje miqësore, që ndryshe mund të vlerësosh pa asnjë mëndyshje si “kampionati ndeshjeve miqësore” që mban pak gjallë fjalën futboll i luajur në fushën e lojës. Dhe vërtetë kështu është, kur shikon që numri ndeshjeve të zhvillura deri tani po shkon drejt numrit rekord  100, si asnjë herë tjetër më parë në prag sezoni  të ri futbollistik. Dhe të gjitha këto ndodhin, sepse në fuqi është bojkoti të luajturit futboll që ka përfshirë në vetvete  të gjitha nivelet e futbollit shqiptar dhe jo vetëm  atij , por dhe llojeve të tjera në sport. Kështu Shqipëria në sport, ndryshe nga vendet e tjera dhe për drejtime të tjera  që është e fundit,  e meriton vendin e parë në Europë. Tani le të gjykojmë pak më gjerë. Për këtë problem të bojkotit në sport  janë  prononcuar thuajse të gjithë, deri dhe Presidenti Republikës,  duke bërë thirrje për  mirëkuptim dhe zgjidhje. Vetëm shteti dhe qeveria po heshtin, ose bëjnë sikur kërkojnë të të bëjnë zgjidhjen e duhur duke i qëndruar fortë mendimin  të tyre kur thonë: “Filloni kampionatin  t’ju japim mundësinë të takoheni me kryeministrin.” Kjo  ndodh edhe në kushtet kur është kërkuar argumetimi i detajtuar i katër kërkesave të redaktuara kaq  pak  nga 12 të premtuara për t’u  bërë realitet në takimin e famshëm të zhvilluar  midis kryeministrit dhe njerëzve të futbollit  në  7 mars të vitit  2019.Në të gjitha  tryezat  e bisedave sportive në krye të tyre qëndrojnë se ato kërkesa të bëra  dhe të argumetura  janë të drejta, por duhen dhe disa kushte të tjera për t’u bërë realitet. Kësisoj, këta “burra të sportit” që  mblidhen, ose bëjnë sikur mblidhen për këtë problem, edhe pse “debatojnë” dhe me akuza  dhe kundërta, akuza njëri me tjetrin, në fund harrojnë të thonë cila është zgjidhja, duke e lënë gjithçka pezull dhe pa asgjë të vërtetë. Gjithsesi, dhe ata  vetë e pranojnë që  ky problem, që sipas tyre do shumë pak kohë për të mësuar  përfundimin e tij pozitiv zgjidhet vetëm nga kryeministri Rama që ju ka premtuar më parë. –“Ai dhe vetëm  ai   e zgjidh problemin tonë” – thonë drejtuesit më lartë të Ligës Profesionste dhe F.SH.F.-ës. , të cilët ngulmojnë fort në realizimin e një takimi me kryeministrin. Në një farë mënyre kanë dhe të drejtë në vendosmërinë e tyre, sepse ai u ka premtuar për t’i kryer  ato që sot janë kthyer  në katër kërkesat që sollën këtë  bojkotim të kampionateve. Zgjidhja  e propozuar pak ditë më parë nga Ministrja e Financave Denaj, duke pranuar si të realizueshme vetëm dy, nuk ka kënaqur askënd, duke bërë që të shtohet bindja se forma e gjetur me bojktim do të jetë efikase për një zgjidhje të kënaqshme. Dhe këtë zgjidhje presin  dhe shpresojnë të gjithë, por nuk po duket askund  të vijë. Liga e quan të kryer detyrën e saj  edhe kështu, kur ka arritur të bëjë pjesë të saj  me kërksat e paraqitura topin e futbollit  dhe tani  pret zgjidhjen  nga askush tjetër, por vetëm nga  kryeministri. Dhe të gjitha këto zhvillime kanë shkuar deri  aty, sa që me drejtë themi: “Topi është  i Ligës ,penalltinë do ta  gjuaj kryeministri!” Por në futboll  ka ndodhur dhe ndodh shpesh  që dhe gjuatja e penalltisë të mos shënojë  gol.