Moisi Dalipi: Tre tetat e “thyera” të Alfred Ziajit

117
Sigal

Moisi Dalipi

Mjeshtër i Madh

-Sot 10 vjet pa Alfred Ziajin. Tre tetat e “thyera” të Alfred Ziajit janë një memorje sportive plot vlera dhe kontribute sportive. Dhe të tilla do të kujtohen ato gjithëmonë, së bashku me emërin e tij.

Në historinë e klubit të futbollit  ‘Flamurtari’, Alfred Ziaj ka mbetur si një vlonjat i dashuruar fortë me sportin e topkëmbës. Të tillë e kujton vazhdimisht opinioni ynë sportiv ish futbollistin vlonjat, ish presidentin e shoqatës të minifutbollit shqiptar, ish antarin e Komitetit Ekzekutiv te F.SH.F.ës, të paharruarin Alfred Ziaj. Këto ditë mbushen tetë vjet që ai është ndarë nga jeta, por për të gjithë dhe në veçanti vlonjatëve ju duket se e kanë atë përsëri pranë, diku duke luajtur futboll, diku duke organizuar një aktivitet të futsallës, ose duke diskutuar për rritjen e cilësisë sportive. Dhe nuk janë pak, por më shumë se 25 vjet që Alfrend Ziaj ju përkushtua fort futbollit vlonjat dhe minifutbollit shqiptar, ndaj të gjithë e kanë të vështirë të besojnë se ai nuk është më në rradhët e tyre. Gjithsesi për njerëz të tillë me vlera dhe, me përkushtim gjithëmonë memorja sportive do të flasë me gjuhën e mirënjohjes dhe respektit të vlerave të tij.

          Tre tetat e veçanta të jetës

Ndodh shpesh që jeta i përqas ngjarjet në atë mënyrë që pak kush mund të besojë se ka ndodhur vërtet kështu. Por është fakt se biografinë e kronologjisë të ngjarjeve në jetën e Afred Ziajit data 8 shkurt mbart në vetevete  tre  ulme me tre ngjarje, që nuk i ngjajnë shumë njera tjetrës, por që duhet besuar se të tilla janë. Kështu më 8 shkurt 1961 është ditëlindja e tij. Më 8 shkurt 1985 ai ka fituar me Flamurtarin e tij të dashur dhe të gjithë shokët e skuadrës kuqezi ‘Kupën e Repulkës’, që është dhe trofeu i parë i fituar në historinë e kësaj skuadre. Por dhe në mëgjesin e 8 shkurtit 2013 ai është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare. Të treja këto ditë të mbledhura bashkë tek data e 8 Shkurtit, qëndrojnë plot kredo me veçoritë e tyre në jetën e tij. Gjithsesi secila prej këtyre tre ditëve të njëjtës datë, por në vite të ndryshme ka rëndësin dhe specifikat e saj që ndryshe duhet pranur se i qëndrojnn jetës dhe veprimtarisë së tij , si tre numëra të “thyer” që kujtohen vazhdimisht nga familja, shokët dhe miqtë e shumtë. Kështu në orët e para të mëngjesit më 8 shkurt 1961 ai u lind si fëmija i dytë i familjes të Kujtim dhe Bajame Ziaj. Familjarët tregojnë se ditët që është pagëzuar me emërin Alfred dy xhaxhallarët e tij Astriti dhe Novruzi i vendosën pranë një top llastiku me dëshirë për t’u bërë futbollist. Dhe në fakt dëshira e tyre u bë realitet. Por në 8 shkurt 1985 atë ditë kur Alfredi mbushte 24 vjec së bashku me skuadrën e tij ‘Flamurtari’ fitonin në Elbasan në finalen e Kupës të Shqipërisë kundër Partizanit me rezultatin 2-1 duke sjellë në Vlorë për herë të parë në historinë e klubit vlonjat një trofe me kaq shumë rëndësi. Por 8 shkurti 2013 është shumë ndryshe nga dy rastet e mëparshmshme dhe aspak i dëshiruar për të gjithë . Në mëgjesin e asaj dite të ftohtë dimëri, kur Fredi kishte  mbushur vetëm 52 vjec pas një sëmundje të gjatë shuhet jeta e tij në një nga klinikat e TTËiranës. Dhe atë ditë jo vetëm Vlora, por e gjithë bota e sportit të vendit tonë dhe me gjerë u përlot dhe përcolli me shumë nderime këtë njeri  të sportit dhe qyetar të nderuar të Vlorës. Kësaj dhimbje të parakohëshme ju bashkua me telegramin ngushëllues dërguar familjes Ziaj dhe ish Presidenti F.I.F.A –së Sep Blater.

   Mesfushori i Flamurtarit në vitet e arta

Futbollin e mësoi së bashku me shokët e fëmijërisë atje në rrugicat e lagjes e tij Varosh të qytetit të Vlorës. Në një prej ditëve kur ishte vetëm 15 vjeç afrohet tek ekipet e moshave të Flamurtarit. Më vonë vjen kalimi tek ekipi të rinjve. Vetëm një vit qëndroi tek ekipi i të rinjve të Flamurtarit, sepse në moshën 18 vjeçare ish trajneri Agron Sulo do ta bënte pjesë të skuadrës së tij së bashku me Cipin, Lushaj, Tahon, P.Rucin, Birçen, Xhahon, V.Rucin, Ferkon, Bubeqin, Kushtën e të tjerë. Dhe vendi në formacion ishte në mesfushë edhe pse në shpinë, mbante fanellën me numërin 9, të dorzuar në atë ceremoni të vitit 1979 nga ish sulmuesi njohur vlonjat Shemsi Zilja. I fortë, plot energji, gjithëmonë në mbështetje të skuadrës Alfred Ziaj ishte një mesfushor i kudondodhur në fushën e lojës. Plot 12 vjet ka kontribuar tek skuadra e Flamurtarit duke ndarë me shokët e skuadrës së tij gëzimet e sukseseve, por dhe emocionet e zhgënjimeve. Flamurtari në vitet 1980 -1991 bëri emër jo vetëm në kampionatin shqiptar si një rival i fortë i Partizanit, Dinamos, 17 Nëndorit, Vllaznisë e Besës, ku në vitet 1985 dhe 1988 ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë, dhe 1991 titullin kampion kombëtar, por dhe si një skuadër që ka prezantuar më së miri vlerat e futbollit shqiptar në Kupat e Evropës. Të gjithëve ju kujtohen ndeshjet e atyre viteve kundër H.J K. Helsinki në 1985, kundër Barcelonës më 1986 dhe 1987, kundër Partizanit të Beogradit në 1987, Vismut Aue 1987, Leh Poznanit më 1988 dhe Goteborgut më 1991. Pjesë e atij Flamurtari ka qënë Alfred Ziaj ku çdo sukses mbrenda dhe jashtë vendit e ndante vetëm me tifozët e zjarrtë vlonjatë. Në kornizën e viteve 1979 deri më 1991 Alfred Ziaj ka zhvilluar 304 ndeshje me fanellën e Flamurtarit ku ka shënuar 21 gola. Në arshivën e tij janë dhe 17 ndeshje ndërkombetare miqësore për Kupat e Evropës dhe tre ndeshje me ekipin kombëtar. Në kronikën e secilës prej këtyre ndeshjeve Alfred Ziaj ka paraqitjen, vlerat dhe pjesën e punës dhe energjive të tij në shërbim të skuadrës. Mesfushorët dhe sulmuesit shqiptar apo të huaj që kanë qënë kundështarë të tij në fushën e lojës, kanë parë nga afër forcën dhe teknikën e tij në marrjen dhe përpunimin e topit dhe organizimin e manovrës sulmuese. Të gjithë e kujtojën, se në fushën e lojës Alfred Ziaj nuk i trembej asnjë kundërshtari , pamvarësisht nga emëri që ai kishte dhe se kujt skuadre i përkiste. Se ishte një futbollist me vlera dhe cilësi të tilla në fushën e lojës Alfred Ziaj, ndaj dhe tifozeria vlonjate e kishte etiketuar me nofkën “luftëtari mesfushës”.

  Përkushtimi për ngritjen dhe zhvillimin e futsallës

Në fillim të vitive 2000 me iniciativën e Alfred Ziajit filluan të ngrihen ekipet e para shqiptare të minifutbollit. Në fillin në fusha të vogla të kalcetove private dhe pak më vonë në pallate palestra sporti në shumë qytete si Tiranë, Shkodër, Durrës. Elbasan, Vlorë, Shijak, Fier. Lezhë, Pogredec, Lushnjë, Patos dhe Gjirokastër e tjerë nisën të lindin ekipet e para. Në vitin 2002 zhvillohet dhe kampionati parë i futsallës, i cili për shumë vite të tij dhuroi garë të fortë dhe cilësi. Po kështu dhe ndeshjet finale për Kupën e Shqipërisë. Në këtë rritje të këtij sporti filluan dhe prezantimet e ekipeve shqiptare në Kupat e Evropës si ekipi kombëtar dhe ai i U-21 të futsallës, që marrin pjesë në shumë ndeshje mbrenda dhe jashtë vendit për eleminatoret e Kampionatit  botëror, Evropian dhe atij Mesdhetar. Edhe në këtë drejtim Shqipëria e futsallës ka treguar vlerat e saj gjithënjë në rritje. Pa asnjë diskutim kontributi Alfred Ziajit si president i shoqatës të minifutbollit në vitet 2002 -2010 ka qenë shumë i madh si kontribues dhe drejtues në zhvillimin e garës dhe rritjen e cilësisë sportive të saj. Kjo është një arsye më shumë që i jep jetës sportive të këtij njeriu dimesionin e respektit, vlerave dhe kujtimeve të paharruar edhe pse vitet ecin në ritualin e tyre kalendarik. Tre tetat e “thyera” të Alfred Ziajit janë një memorje sportive plot vlera dhe kontribute sportive. Dhe të tilla do të kujtohen ato gjithëmonë, së bashku me emërin e tij.

Skeda e Alfred Ziaj

Lindur: Në Vlorë me 08.02. 1961

Ndarë nga jeta: Më 08.02. 2013

Karriera në sport: 1979 -1991 futbollist i ‘Flamurtartit’, 2002- 2010 President i Shoqatës të Minifutbollit. 2010 -2013 anëtar i Komitetit Ekzekutiv të F.SH.F –es.

Trofe të fituara me Flamurtarin: ‘Kupën e Shqipërisë’ 1985 dhe 1988, Titullin ‘Kampion Kombëtar’ me 1991.

Vlerësime: “Mjeshtër i Madh”nga Presidenti i Republikës korrik 2017; “Qyetar Nderi i Vlorës” Mars 2013; “Nderi Qarkut Vlores”, prill 2013; “Mjeshtër Sporti” janar 1988. “Nderi Sportit Shqiptar” shtator 2010; “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, dhjetor 2012.