“Heroi shqiptar”, në Indi prezantojnë Sadikun me video spektakolare

84
Sigal

Armando Sadiku i habiti të gjithë me zgjedhjen e tij, teksa u transferua në Indi. Sadiku u bashkua me skuadrën e Mohun Bagan, ekip i cili luan në Indian Super League.

Mohun Bagan ka njohur tifozët me afrimin më të fundit, me anë të një video shumë interesante, ku nuk mungojnë momentet e shkëputura nga jeta futbollistike e bomberit Armando Sadiku. Madje, lojtari cilësohet edhe si heroi shqiptar.

32-vjeçari ka mbajtur veshur më parë fanellën e skuadrave zvicerane si Lugano dhe Zurich, në Spanjë mbahet mend për përvojën te Malaga, Las Palmas dhe Cartagena së fundmi. Gjatë karrierës, Sadiku ka provuar edhe Divion Professional në Bolivi me Bolivarin, ndërsa në Turqi ka kontribuar edhe për Erzurumspor.