Moisi Dalipi: Topi  i futbollit pret “burrat e futbollit” dhe qeverinë

338
Sigal

-Nesër Liga Profesioniste dhe qeveria zbresin në fushën e lojës-         

Titulli shkrimit  ka brenda të vërtetën, për atë çka kanë deklaruar të dy palët “kundështare” nëqofëtëse do t’i quajmë kështu, në fund të javës të kaluar. Dhe si ditën e takimit të tyre zyrtar   kanë lënë  ditën e  nesërme  20 tetorin 2020,  për të zbritur në fushën e lojës Liga Profesioniste e Futbollit dhe qeveria. Nga palët nuk  bëhen e ditur “delegacionet” që do përfaqësojnë njëra- tjetrën, por  dihet vetëm se në krye të tavolinës midis të tjerëve, do jenë negociatori  me qeverinë  deputeti Ylli dhe presidenti Ligës, Libohova.Të tjerët që priten të jenë të pranishëm  deri tani nuk dihen, ata  janë duke kërkuar të futen në listën zyrtare. Por nga pala qeveritare natyrshëm që do jetë ministria Financave dhe Ekonomisë,  zonja Denaj, sepse ajo do thotë fjalën në emër të shtetit, se sa nga katër pikat e kërkuara do jenë të zbatueshme. Por  të  habit fakti për këtë spostim  në mënyrë vullnetare të Ministrisë të Arsimit Sportit dhe Rinisë që nuk duket emri askund në këtë  kaos të vërtetë që ka  më shumë se një muaj që ka përfshirë sportin shqiptar. Siç duket për këtë dikaster, sporti është thjesht  një pjesë e strukturëes ministrore për të punësuar disa që e vetvlersojnë  veten “specialist” të  sportit edhe pse nuk janë aspak të tillë, por thjesht pagamarrës shtetëror. Gjithsesi  duhet pranuar se, shkoi  nga shkoi,   topi  për më shumë se një muaj, duke u sorrollatur për shumë kohë  në  gjoja me bisedime  dhe “kuvende”, sa nga njëra gjysëm fushë,  në tjetrën, papritmas ky top i shfryrë  nga vetë ata, erdhi dhe u  vendos të qendër në fushës. Dhe për të qenë me konkretë dhe më bindës,  le të ndjekim pak në mënnyrë kronologjike  rradhën e ngjarjeve që shpesh herë e quajnë dhe e vlerësojnë si përplasjet midis  Ligës Profesioniste të Futbollit dhe  qeverisë Rama. Kështu, më 4 shtator 2020  në Minsk të Bjellorusisë , aty ku ekipi ynë kombëtar do të zhvillonte ndeshjen për Ligën e Kombeve me ekipin vendas, presidentët e klubeve të Superiores, që kishin shkuar gjoja si “tifozë”, në prani dhe të presidentit të F.SH.F –ës Duka, në atë mbledhje, në atë vend ish- sovjetik,  vendosin që të kërkojnë  mosfillimin e kampionatit të Kategorisë Superiore më 12 shtator 2020 deri në realizimin e kërkesave të bëra qeverisë dhe të dakordësuara midis krerëve,  klubeve më takimin e 5 gushtit   2020. Dhe pa kaluar vetëm  një ditë  pas suksesit  të ekipit tonë kombëtrar në atë ndeshje transferte, pra më 5 shtator 2020, po nga  “Kuvendi Minskut”,  Liga Profesioniste bënte me dije zyrtarisht me zë dhe figure, se nuk do të niste kampionati futbollit deri në plotësimin e katër kërkesave  nga qeveria. Në këtë kontekst askush nuk di thotë se pas atij takimi të famshëm  të 19 marsit 2020,  të quajtur ndryshe dhe si “takimi 12 premtimeve të bëra nga qeveria për sportin”, përse janë zhdukur  tetë prej tyre ? Gjithësesi,  “burrat e futbollit” vetë i kanë formuluar dhe po  vetë ja kanë drejtuar 12 kërkesat në atë takim kryeministrit Rama, që nga ana e tij si kreu i shtetit  në çast premtoi se do të realizohen të gjitha çka kërkon sporti. Dhe pas këtij takimi që dikush u nxitua  dhe vlersojë siç donte vetë si  ai “rilindja e sportit shqiptar” filloi harresa, filloi mosbindja për premtimet e bëra ndaj futbollit dhe sportit.

Më  12 shtator 2020, ditë kur sipas kalendarit  zyrtar duhej të fillonte Kategoria Superiore,  klubet e Superiores  me mendim të përbëshkët me Ligën Profesionte, bojkotojnë fillimin e kampionatit. Gjithsesi të gjithë kishim rastin të shikonim  që në pesë stadiumet ku  do niste gara e shumëpritur,  kemi parë pamje jo të konstatura më parë në historinë e futbollit shqiptar. Skuadrat së bashku  me gjyqtarët kanë dalë në fushë, janë rreshtuar siç e kërkon protokolli , ku kapitenët e skuadrave  kanë lexuar  mesazhet  për solidarizim me bojktimin e kampionatit. Dhe kaq, sepse  kështu dhe këtu  zyrtarizohej fillimi  bojktimit të kampionatit.  Po një ditë më vonë, më  13 shtator 2020,  qeveria  që u kujtua se ajo që thoshte Liga e Futbollit nuk ishte thjeshtë një zhurmë mediatike,  dërgon si negociator Fidel Yllin, ose “deputetin e sportit” siç jemi mësuar të quajnë  tani së fundi. Nga ana tjetër përfaqësuesit e Ligës nuk pranojnë të takohen me deputetin Ylli në zyrat e Ministrisë Financave, ku nga vetë qeveria mendohej  të “fikej zjarri” ndezuar nga futbolli. Ky refuzim solli  replika, kundërshti, akuza  dhe kundër akuza, deri dhe të skajshme  midis  palëve. Nga Liga  dilnin lajme se kërkohej  me çdo kusht  takim pune vetëm me kryministrin Rama, për të bërë të ditur premtimet  e bëra dhe kërkesat e tyre, për ndryshe  topi futbollit do të vendosej përpara kryministrisë.  Pala qeveritare me anë të deputetit –negociator vendoste si kusht të formës prerë  se “po dëshironi të takoheni me kryemistrin më parë duhet të filloni kampionatin”. Ky kusht nga ana e tyre u pasua ndër të tjera  dhe atë se “bojkotimi  kishte prapavijë poltike”. Në  disa dalje publike duke ju përgjigjur pyetjeve kryeministri Rama rreth kësaj çështje, ndër të tjera  do  të përgjigjej shkurt: “Futbolli  nuk varet nga shteti. Pavarësia që ka si shoqatë jo fitimprurëse i jep të drejtë ti zgjidhë si të dëshirojë problemet”. Më 19 shtator 2020 , kur pritej të zhvillohej java e dytë e Kategorisë Superiore dhe duhej të jepej starti Kategorisë Parë, bokjotimi vazhdon. Në fushat e futbollit e njëjta pamje si më parë. Futbollistët e skuadrave janë në ndeshjet e tyre pa top.

Kapitenët  e skuadrave lexojnë mesazhet e tyre me një letër drejtuar  qeverisë dhe krymeminstrit Rama me katër kërkesat e tyre. Më 5 tetor 2020, nuk ka asnjë sinjal nga qeveria për kërkesat e detajuara dhe të argumetura. Ndërkohë FIFA dhe U.E.F.A mbështesin   kërkesat e klubeve shqiptare dhe  i bëjnë thirrje qeverisë për të gjetur një zgjidhje më të mirë për futbollin. Pikërisht këtu  fillojnë  lëvizjet duke shfrytëzuar çdo lidhje shoqërore,  dhe miqësore deri  dhe me dreka dhe darka pune, për të gjetur  mundësi komunikimi  midis palëve, duke harruar të gjitha atë zhurmë të madhe të ngarkuar keq me akuza  midis politikës dhe sportit, midis drejtuesëve të klubeve me njëri- tjetrin dhe deri trajnerët dhe  pse jo dhe midis futbollistëve të njëjtës skuadër. Më 12  tetor  2020, kur pritej të realizohej ajo që kishte deklaruar më parë presideteti  klubit  “Tiranës” , Refik Halili se , “pas ndeshjeve të ekipit kombëtar për Ligën e Kombeve do të fillonte të lëvizte dhe topi futbollit” në takimin e rradhës  midis  jo   pak polemikave nga të pakënaqurit,  Liga e Futbollit vendos  që bojkotimi të vazhdojë. Zëvëndëspresidenti  Ligës  Koço Kokëdhima, shkon  deri aty sa thotë  se:  “Futbolli mund të fillojë në janar 2021 ose ka mundësi  dhe në prill 2021, duke zbatuar  zhvillimin e kampionatit me sistem grubullimi”.  Me  kërkesat  e Ligës të Futbollit bashkohen zyrtarisht F.SH.B dhe në heshtje dhe federatat  e tjera sportive  që   kërkojnë  rifillimin e kampionateve të tyre. Më  15 tetor  2020,  pas  atyre fjalimeve që thanë  për sportin në Parlament,  duket se të dy palët kanë ulur në minimum ritmet e përballjes tyre , ku pas atij  takimi të zhvilluar në Ministrinë  e Financave , pa thënë asgjë se çfarë u diskutua dhe çfarë  kanë zyrtarizuar të bëjnë për sportin,  kanë bërë vetëm me dije se ditën e martë më 20 tetor 2020,  palët do takohen përsëri, ku sipas tyre do bëhet diçka e mirë për sportin. Ky  ishte  pak a shumë “ditari kronologjik ” i këtij  bojktimi të stisur  dhe sajuar.  Por siç bëhet me dije, sot pritet krejt formalisht që  Liga e Futbollit të  kërkojë dhe  mendimin e atyre që ne i quajëm “burrat e futbollit”, pra  presidentëve të klubeve dhe nesër  të zbresin në fushën  e lojës  ata  që ideuan dhe zbatuan përkohësisht   “bojkotimin e  futbollit” dhe qeveria.