Moisi Dalipi/ Partizani-Tirana,derbi përurues

595
Sigal

Partizani Tirana, “derbi “ përurues për  stadiumin “Air –Albania”  

Nga Moisi Dalipi

Ndryshe nga 154 ndeshjet “derbi” , ato midis Partizanit dhe Tiranës të zhvilluara deri tani   , ky i kësaj rradhe , që është “derbi” numër 155  do të ketë mundësin të zhvillohet në stadiumin e ri “Air –Albania”.Në fakt   që në ditën e përurimit të tij  , më 17 nëntor 2019 në  ndeshjen Shqipëri –Francë,  u hodh mendimi që kjo ndeshje të zhvillohej në këtë impiant bashkëkohor. Klubi Partizanit si  skuadër pritëse  e ka mirëpritur këtë  mendim dhe këto ditë ka punuar fortë në organizimin sa më mirë të kësaj ndeshje.Gjithsesi për kryeqytetin tonë Tiranën  , kjo zgjidhje do thotë shumë , jo vetëm se sot në mbrëmje do të përjetojë me  emocionet e një ndeshje të madhe , por dhe për atë që ajo  do të jetë në  qendër të vëmendjes mbarë sportive .Dhe janë dy skuadrat nga më mirat e  futbollit shqiptarë që  do të masin forcat dhe do jenë në garë në një përballje të fortë sportive.Jo shumë larg  , por më 26 shtator 2019  gazeta “Telegraf”  në shkrimin me titull ‘Tirana –Partizani  , luhet  “derbi” numër 154 ‘  ndër të tjera e paralajmëronte se do  ndodhte kështu.Tashmë  që  gjithëçka është një realitet ndihemi mirë që kjo  ndeshje  e tipit “derbi” , që  sjell kaq shumë emocione , kaq shumë dëshira dhe parashikime tju jap të dy skudarave  “luksin” të luajnë në kushte të tilla.Për hir të së vërtetës  duhet thënë se ndeshja e fundit “derbi” ajo midis Tiranës dhe Partizanit e luajtur më 29 shtator  2019 në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte shumë larg kushteve që afron ky stadium.Ndoshta këto kushte  që të afronte “Selman Stërmasi” ishin dhe një arsye më shumë që të ndodhnin incidente në tribuna para dhe pas ndeshjes . Me sa duket këtu tek ky impajnt gjërat pritet të ndryshojnë shumë dhe gjithëçka të jetë nën vëzhdim dhe kontroll të plotë. Në fakt këtë urojmë dhe presim rezultate të larta.Dhe duke qënë se jemi tek kjo ndeshje e zhvilluar diku  afër tre muaj  më parë, ajo  çka prodhojë vet ndeshja  në fushën e lojës solli atë fitore të pritur të Partizanit me rezultatin 2-1 .Autorët e golave  në atë ndeshje  Melo dhe Solomon për partizanasit dhe Hasani për bardheblut janë ndier si personazhet e veçuar , por vetë ndeshja ishte një garë e hapur deri në fundin e saj .Kësisoj në vështrimin retrospektiv  të ndeshjeve “derbi”  në çdo rast  dhe çdo herë do të jemi të detyrurar ti kthehemi ndeshjes së parë  zyrtare   kur kanë  lindur për herë të parë përballjet Partizani –Tirana dhe  atyre që kemi shprehur më parë në faqet e gazetës sonë .Kështu faktet  duan të thonë se : Kjo ndeshje e quajtur ‘derbi’ Tirana-Partizani ose Partizani-Tirana ka lindur në një kampionat jubilar atë të 10 – të, të futbollit shqiptar në atë ndeshje të javës tretë të tij, pikërisht më 30  mars  të vitit  1947 të luajtur në ish stadiumin “Qemal Stafa “ që   6 muaj më parë  kishte Shqipërinë  e Loro Boriçit në shpalljen kampione të Ballkanit. Partizani kishte pak më shumë se një vit që ishte krijuar si klub futbolli ( më 6 shkurt 1946), kurse Tirana e pagëzuar vetëm disa muaj më parë (në fillim të 1947-s) me emrin e ri 17 “Nëntori” kishte arkivuar që nga krijimi saj në 1920 plot gjashtë tituj kampion dhe pikërisht; në vitet 1930, 1931, 1932, 1934,1936 dhe 1937. Dhe për koincidencë në drejtim dhe përbërje të ekipit të Ushtrisë, që nuk mund të dilte jashtë “traditës” të ish-vendeve komuniste, duke i vendosur emrin ‘Partizani’, do kishte ish-futbollist të Tiranës që më parë kishin shijuar titullin kampion me skuadrën e zemrës së tyre. Kështu trajneri parë i Partizanit do ishte Sllave Llambi, por bashkë me të dhe gjashtë futbollistë tiranas të thekur si Bule Vathi, Xhevit Demneri, Besim Fagu, Zice Sakiqi, Theofil Baçi dhe Zyber Lisi. Dhe ajo ndeshje e 30 marsit 1947 është zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” dhe ka përfunduar me rezultatin 2-4 në favor të Partizanit me golat e shënuar nga Bakalli 3`, 65`, Gjinali 43`, 48` për partizanasit dhe Emiri 51` dhe K. Janku 81 ` për badheblutë. Formacionet kanë qenë këto:

17 NËNTORI: Bonati, Kurani, Bulku, Arbana, Merja, C. Petrela, Shabani, Emiri, Borova, Hanxhari, K. Janku.Trj: Adem Karapici

PARTIZANI: Stërmasi, Vathi, Pelingu, Demneri, Fagu, Sakiqi, Tafmizi, Baçi, Gjinali, Lisi, Bakalli. Trj: Sllave Llambi.

Në fakt ishte një fitore e bukur në shifrat 4-2 për Partizanin që pas pesë muajve, më 31 gusht 1947 në po atë stadium në kuadrin e javës së 12-të të atij kampionati do fitonte bujshëm 8-0 ndaj Tiranës, me gola të shënuar: Zini Gjinali katër gola, Hamndi Bakalli tre gola, si dhe një autogol. Një fitore që vazhdon dhe sot të mbetet rekordi fitoreve më të thella të Partizanit në 154 përballjet e zhvilluara deri sot ndaj Tiranës. Kësisoj Partizani ka dalë në skenën e futbollit shqiptar pasi ka bërë Tiranën “viktimën “ e parë të rrugëtimit të tij sportiv ku bënin pjesë dhe gjashtë futbollistë shkodranë si Gjeloshin, Telepijën . Kavajën,Bakallin, Lacjen dhe L. Hoxhën, me synimin për të fituar titullin kampion. Për këtë Partizan të pandalshëm, në emisionin e Radio Tiranës të emërtuar “Ora e Sportit”.  Komentatori i njohur Anton Mazreku do të shprehej: “Partizani do jetë një nga kandidatet e forta për fitimin e titullit kampion, në kampionatet kombëtare të futbollit”. Dhe i madhi Anton Mazreku nuk gaboi në parashikimin e tij, sepse në harkun e 17 vjetëve 1947-1964, Partizani “sundon” në futbollin shqiptar duke fituar plot 10 herë titullin kampion kombëtar nga 16 që ka fituar gjithsej, Tirana që rreshtohej në vendet nga i treti tek i gjashti në këto kampionate të fituara nga Partizani vetëm në kampionatin e 1956-s me 0-0, atë të 1958 dy herë barazim me 2-2, në 1959 me 0-0, në atë të vitit 1960 po dy herë 2-2, në 1961 po 2-2 dhe kampionatin e 1963-1964 në barazimet 2-2 dhe 0-0 e ka ndalur përkohësisht serinë e fitoreve të përtizanasve. Dhe në këto 9 barazime të arritura ka pjesën e tij ish-futbollisti dhe trajneri tiranas Mylsym Alla që, i ardhur në drejtim tek Tirana për 16 vjet rresht 1956-1972 në kampionatin 1964 -1965 e rikthen ekipin kryeqytetas tek titulli kampion për të shtatën herë, edhe pse në dy ndeshjet me Partizanin e klasifikuar në vendin e dytë në atë kampionat i kishte humbur ndeshjet “derbi” me shifrat 2-0 dhe 0-1. Por me këtë trajner të pasionuar Tirana në vitet 1956 deri në 1972 në plot 32 ndeshjet e zhvilluara do ketë bilancin me 7 fitore, 13 barazime dhe 12 humbje me Partizanin. Diku ndërmjet këtyre shifrave në ndeshjet e fazës së parë të kampionatit të sezonin 1965-1966, skuadra e Tiranës gjen fitoren e saj të parë përballë Partizanit në shifrat 2-. Dhe rivaliteti ka vijuar i fortë, plot ritëm dhe grintë sportive, sa pak kush beson se për çdo përballje të çdo niveli qoftë ajo ka brenda saj enigmën e skuadrës fituese. Dhe brenda 72 viteve që ka lindur ky ‘derbi’ i kryeqytetit, duke hequr sezonet 2009 -2013, sepse Partizani atëherë ka rënë nga Kategoria Superiore dhe atë të sezoneve 2017-2018 kur Tirana përkohësisht kryen “stazhin” e Kategorisë Parë, të dyja këto skuadra kundërshtare janë ballafaquar plot 154 herë me njëra tjetrën dhe bilanci është ky:Partizani ka fituar më 66 ndeshje, e fundit më 29 shtator  2019, me rezultatin 2-1, me gola të shënuar Mala dhe Solomon për Partizanin  dhe Hasani  për badheblutë, Tirana ka fituar në 40 ndeshje. Fitorja e fundit është, më 7 shkurt 2014, me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Gilberto. Dhe në përballjet midis tyre janë dhe 48 brazime, i fundit më 1 mars 2019 me rezultatin 0-0. Në serinë e 48 barazimeve, në 29 ndeshje është fiksuar rezultati 2-2. Të gjitha ndeshjet kanë prodhuar plot 384 gola, ku 217 janë të ngjyrosur me të kuqe për Partizanin dhe 167 për Tiranën. Në historinë e përballjeve të ndeshjeve ‘derbi’ golashënuesit më mirë janë si më poshtë:

Për PARTIZANIN:                                                                                                                                        Refik Resmja me 14 gola,

Agim Murati me 11 gola,

Robert Jashari 9 gola,                                                                                                                                  Kolec Kraja 8 gola                                                                                                                                       Panajot Pano me 7 gola .                                                                                                                                     Për TIRANËN janë:                                                                                                                                    Indrit Fortuzi me 11 gola,                                                                                                                      Agustin Kola me 10 gola,                                                                                                                          Arben Minga me 8 gola                                                                                                                               Petrit Dibra me 7 gola.                                                                                                                                  Në bilancin e shifrave të ndeshjeve të ‘derbit’ qëndron dhe ajo fitore e 22 shtatorit 1985, në ndeshjen Partizani –Tirana, e quajtur ndryshe si “hakmarrja bardheblu” ku bardheblutë fitonin me rezultatin tenistik 3-7, me gola të shënuar për tiranasit nga Arben Minga-tre gola, Seit Ramadani shënonte dy gola , Agustin Kola dhe Shkëlqim Muça nga një gol; kurse për të kuqtë golat janë shënuar nga Kaçaçi, Ylli Shehu dhe Roland Agalliu. Në bilancin e ndeshjeve ‘derbi’ janë dhe 28 ndeshjet midis tyre për Kupën e Shqipërisë, ku në 28 ndeshje Tirana ka fituar në 13 ndeshje, Partizani në 8 ndeshje dhe 7 ndeshje kanë përfunduar në barazim, me golavarazhin e përgjithshëm 28-25 për Tiranën. Ndërkohë që tifozeritë e dyja skuadrave të pranishme në këtë sfidë të radhës i japin entuziazmin, motivimin dhe moralin një ndeshje të tillë, kur flitet për ndeshjen ‘derbi’ Tirana-Partizani. Kjo është ndeshja e parë , ose e thënë më  qartë   ndeshja përuruese  e një ndeshje e kampionatit shqiptar në  impjantin e ri  me emërin “Air Albania” që do të  luhet  në ora 19.00