Moisi Dalipi: “ Oho ,… O Tirona ! Ti je kampionia!

565
Sigal

Nga Moisi Dalipi:

Kështu  kanë shpërthyer të djelën në mbrëmje thirrjet e tifozerisë tiranase, sapo është mbyllur ndeshja e luajtur në Shkodër, ku “Vllaznia” fitonte ndaj “Kukësit”, me atë rezultat 1-0, çka do të thoshte më qartë se “Tirana” me +7 pikë në krye të klasifikimit,  ka fituar titullin kampion kombëtar edhe pse duhen  dhe dy javë të mbyllet kampionati i 81 –të Kombëtar i Futbollit për Kategorinw Superiore. Dhe këtë dhuratë të bukur kësaj “Tirane” ia ka bërë, ajo “Vllazni”, që pikërisht në  këtë stadium ku sfidoi me golin e shënuar nga Adili në minutën e 84`  atë rival të bardhebluve të kryqytetit, edhe pse tre vjet mw parw humbisnin keq ndaj “Tiranës” dhe  largoheshin  nga Kategoria Superiore. Dikush mund të thotë se fitorja e “Vllaznisë” ndaj “Kukësit” ka qenë më shumë  e dobishme për llogari të saj për të siguruar mbijtesën, aq shumë të kërkuar tani së fundi nga kjo kjo skuadër me shumë histori suksesi. Edhe kjo mund të jetë një arsye  më shumë për t’u besuar, por si do që të ndodhw  “Vllaznia” e ka ndihmuar indirekt “Tiranën” me këtë fitore. Kaq ka mjaftuar që thirrjet e fuqishme “Oho  …o Tirona, Ti je kampionia!”, të pushtonin fortë në tërë hapwsirën  e kryeqytetit  tonë Tiranë. Dhe festa ka  shpërtheu në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet menjëherë pasi nga Shkodra erdhi lajmi i fitores së “Vllaznisë” me “Kukësin” që bëri “Tiranën” kampione. Tifozët bardheblu kishin 11 vite që prisnin dhe nuk pyetën, por dolën të festonin edhe në kohë COVID-i. Gëzimi  që i kishte pushtuar të gjithë  ishte shumë më i madh. “Tirana”  u shpall edhe zyrtarisht kampione për herë të  25-të në histori. Një titull kampion që vjen në 100 -vjetorin e themelimit të skuadrës. 69 pikë pas 34- javësh dhe 7 më shumë se “Kukësi”,  janë mëse të mjaftueshme që bardheblutë të fitonin një titull mëse të merituar. Emocione dhe festë mes lojtarëve, stafit dhe drejtuesve por edhe mes tifozëve. Rrjetet sociale u mbushën me urime. Edhe rivali kryesor “Kukësi” e uroi “Tiranën” për titullin dhe i uron suksese në Kupat e Europës. Një urim ishte edhe nga Presidenti Ilir Meta që duke shpërndarë video të festës së tifozëve ku thotë që ndriçoi kryeqytetin shton se “Tirana” e meritoi titullin kampion. Një sukses mëse i merituar nga të gjithë në kampin bardheblu që vjen në 100-vjetorin e krijimit dhe që skuadra ka mundësinë t’i shtojë edhe një tjetër trofe, Kupën e Shqipërisë, ku në finale luan me “Teutën”. Dhe  25 herë kampionia, skuadra më e titulluar në vend, “Tirana”,  rikthehet të festojë siç i takon asaj  dhe tifozëve të vet. Dhe ka pritur  pak si gjatë,  kjo “Tiranë” kampione, kur kanë kaluar 11 sezone nga  ai muaji maji i vitit 2009, kur “Tirana”  fitonte titullin kampion  më të fundit atë numër 24. Gjithësesi,  ky titull kampion   duket se shijon  diçka më shumë, sepse ka breda tij  disa të veçanta jubilare, që japin atij më shumë dritë me vlerësim . Është titull jubilar sepse është  në rradhë  i 25 –të. Është titull i fituar në një vit jubilar, sepse  ky  vit 2020, përkon me 100 -vjetorin e  krijimit të K.S .”Tirana” . Por është i veçantë dhe jubilar,  sepse është fituar në 90- vjetorin e  Kampionatit të Parë të Futbollit Shqiptar,  të vitit 1930, ku për koincidencë të bukur është fituar nga “Tirana”…Dhe meqënëse jemi tek ai kampionat pare,  le të sjellim nga kjo foto e atij kampionati, “Tiranën”,  kampionen e parë   të futbollit  tonë,  që në dy ndeshjet finale të pazhvilluara  në datat 29  qershor 1930,  në  Tiranë dhe 6 korrik 1930,  në  Korcë ndaj “Skënderbeut” , zyrtarisht është njohur kampione e vendit. Dhe futbollistët e parë kampionë do ishin  të paharruarit  Irfan Gjinali, Rudolf Gurashi, Abdullah Shehri, Xhelal Kashari, Vasil Kajana, Gjon Sabati, Llazar Miha, Mark Gurashi, Bexhet Jolldashi, Isuf Dashi, Selman Stërmasi, Adem Karrapici, Hysen (Dake) Kusi, Mustafa Begolli, Hilmi Kosova, Emil Hajnali, Rexhep Maçi, Dr. Isuf Dashi, Dr. Shefqet Ndroqi me trajner Selman Stërmasin. Por kjo ishte  vetëm piketa e parë, sepse janë plot 24 tituj kampionë të tjerë që shkëlqejnë  në  historinë e këtij klubi futbolli. Dhe janë  kampionatet  pas  vitit 1930, ato të viteve  1931, 1932 ,1934 ,1936,1937, të sezonit 1964-1965,  1965-1966,1968, 1969-1970,1981-1982,1984-1985, 1987-1988,1988-1989,1994-1995,1995-1996,1996-1997,1098-1999, 1999-2000, 2002-2003, 2003-2004,2004-2005,2006-2007 , dhe 2008-2009. Të  gjithë tituj kampion  të fituar me meritë, ku njëri është më  bukur  dhe më me vlera se sa tjetri. Por ky titulli  25-të kampion, ose titulli kampion i jubileve, ashtu si dhe të tjerët që kanë pagëzuar me emrin kampion disa qindra futbollistë, trajnerë,  dhe drejtues,  edhe ky i këtij sezoni,  kërkon të flasë dhe të tregojë protagonistët e tij me Likën e Qirkon, Dokën, Hoxhallarin,  Muçën, Osmanin, Vangjelin, Celhagën, Ismailvecin, Karabesin, Çelhagën , Sidibe, Hasanin, Batha, Kale, Kobina, Torasën, Muçën, Halinin, Ngo, Dunga, dhe Morina. Dhe pranë tyre, diku në tingujt e suksesit të merituar qëndron trajneri Emanuel  Egbo, që në 20 ndeshjet e fundit që drejton  “Tiranën”,  ka marrë  plot 50 pikë, duke regjistruar  16 fitore, 2 barazime , dhe  vetëm 2 humbje. Rezulate  më të  mira se çdo trajner  tjetër  në  historinë  100-  vjeçare  kësaj Tirane, duke përjashtuar  këtu vetëm të madhin Myslym Allan, në sezonin 1964-1965,  kur  me  Frashërin, Memën, Halilin, Dhalesin, me shokë  kthyen skuadrën e tyre të zemrës,  tek fitimi titullit kampion  për të 7-n  herë  në histori, pas plot  28 -vjetëve, duke i fituar ndeshjet  me rezulatate spektakolare. Gjithësesi , përtej  fakteve  të tilla që janë sa reale, po aq dhe nostaligjike, ky titull kampion i fituar kështu  nga  “Tirana”,  ka brenda tij punën dhe djersën e të gjithëve,  dhe ka madhështinë  e atyre që besuan dhe mbështetën skuadrën e tyre të zemrës për të shkuar tek suksesi. Natyrshëm, ata që veçojmë në këtë rast dhe për këtë vlerësim janë tifozët  dhe banorët e Tiranës,  që edhe  kësaj rradhe nuk harruan të gëzojnë dhe festojnë fort  me tingujt  e ëmbël të suksesit  të këngës tyre hymn për skuadrën, të titulluar:   “Oho  ,… O Tirona ! Ti je kampionia”!

 

KLASIFIKI  KATEGORIA SUPERIORE
1 KF Tiranë 34 34 69
2 FK Kukësi 34 25 62
3 KF Laçi 34 24 58
4 KF Teuta Durrës 34 7 54
5 KF Skënderbeu 34 -4 54
6 FK Partizani 34 11 50
7 KF Bylis Ballsh 34 6 47
8 FK Vllaznia 34 -2 45
9 Flamurtari Vlorë 34 -39 14
10 Luftëtari Gjirokastër 34 –             40                       14

TITUJT KAMPIONË -LIBRI I ARTË I KATEGORISË SUPERIORE

1930 – Tirana
1931 – Tirana
1932 – Tirana
1933 – Skënderbeu
1934 – Tirana
1935 – (nuk u zhvillua)
1936 – Tirana
1937 – Tirana
1938 – (nuk u zhvillua)
1939 – (nuk u njoh)
1940 – (nuk u njoh)
1941 – (nuk u zhvillua)
1942 – (nuk u njoh)
1943 – (nuk u zhvillua)
1944 – (nuk u zhvillua)
1945 – Vllaznia
1946 – Vllaznia
1947 – Partizani
1948 – Partizani
1949 – Partizani
1950 – Dinamo
1951 – Dinamo
1952 – Dinamo
1953 – Dinamo
1954 – Partizani
1955 – Dinamo
1956 – Dinamo
1957 – Partizani
1958 – Partizani
1959 – Partizani
1960 – Dinamo
1961 – Partizani
1962-1963 – Partizani
1963-1964 – Partizani
1964-1965 – Tirana
1965-1966 – Tirana
1966-1967 – Dinamo
1968 – Tirana
1969-1970 – Tirana
1970-1971 – Partizani
1971-1972 – Vllaznia
1972-1973 – Dinamo
1973-1974 – Vllaznia
1974-1975 – Dinamo
1975-1976 – Dinamo
1976-1977 – Dinamo
1977-1978 – Vllaznia
1978-1979 – Partizani
1979-1980 – Dinamo
1980-1981 – Partizani
1981-1982 – Tirana
1982-1983 – Vllaznia
1983-1984 – Elbasani
1984-1985 – Tirana
1985-1986 – Dinamo
1986-1987 – Partizani
1987-1988 – Tirana
1988-1989 – Tirana
1989-1990 – Dinamo
1990-1991 – Flamurtari
1991-1992 – Vllaznia
1992-1993 – Partizani
1993-1994 – Teuta
1994-1995 – Tirana
1995-1996 – Tirana
1996-1997 – Tirana
1997-1998 – Vllaznia
1998-1999 – Tirana
1999-2000 – Tirana
2000-2001 – Vllaznia
2001-2002 – Dinamo
2002-2003 – Tirana
2003-2004 – Tirana
2004-2005 – Tirana
2005-2006 – Elbasani
2006-2007 – Tirana
2007-2008 – Dinamo
2008-2009 – Tirana
2009-2010 – Dinamo
2010-2011 – Skënderbeu
2011-2012 – Skënderbeu
2012-2013 – Skënderbeu
2013-2014 – Skënderbeu
2014-2015 – Skënderbeu
2015-2016 – Skënderbeu
2016-2017 – Kukësi
2017-2018 – Skënderbeu
2018-2019 – Partizani

2019-2020- TIRANA