I barazoi rekordin e golave me kombëtaret, Ali Daei përgëzon Ronaldon

216
Sigal

Me dy golat e shënuar ndaj Francës, Cristiano Ronaldo arriti një tjetër rekord të jashtëzakonshëm. Sulmuesi portugez u bë golashënuësi më i mirë për kombëtaret në historinë e futbollit me 109 gola të shënuar, po aq s aka shënuar edhe Ali Daei, ish sulmuesi mitik i Iranit.

Po ta mendosh që Daei shënonte në garat e kombëtares së tij me ekipe të nivelit shumë të dobët në Azi, Ronaldo ka bërë të kundërtën teksa ka realizuar gola ndaj kombëtareve të vogla e të mëdha ndaj dhe rekordi i portugezit ka më shumë vlerë.

Gjithsesi ish bomberi Iranian ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka përgëzuar Ronaldon për rekordin që i barazoi.

“Përgëzoj Cristiano Ronaldon, i cili tani është një gol larg thyerjes së rekordit të shënimit të golave në në ndeshjet ndërkombëtare ​​për meshkuj. Jamm i nderuar që kjo arritje e jashtëzakonshme do t’i përkasë Ronaldos, kampionit të madh të futbollit dhe humanistit të kujdesshëm që frymëzon dhe ndikon në jetën e njerëzve në të gjithë botën”, shkruajti në Instagram legjenda e futbollit Iranian.

Jo vetëm kaq por Cristiano Ronaldo u bë edhe lojtari i parë europian që arrin kuotën e 20 golave të shënuar në Europian dhe në një Kupë Bote, shënoi për here të parë në tre ndeshje rresht në një event madhor dhe lojtari i dytë pas Platini që ka shënuar të paktën 5 gola në gazën e grupeve të një Kampionati Europian.