U përfshi në sherr masiv dhe kundërshtojë me forcë policët, arrestohet 31 vjeçari në Tiranë

186
Sigal

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas konfrontimit me disa persona të tjerë dhe kundërshtoj me forcë policinë.

Shtetasi 31-vjeçar A.B është konfliktuar me disa persona të tjerë në rrugën Kujtim Laro në kryeqytet. Mësohet se në momentin e konfliktit, ka ndërhyrë policia për të bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit me iniciale A.B., por ky i fundit i ka kundërshtuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij”, – njofton policia.