Java e shtatë e Kategorisë Superiore i zhvilloi dje të pesta ndeshjet e saj. Rezultatet sollën si të veçatë të tyre, tre fitore nga skuadrat jashtë fushës tyre. Fiton ‘Vllaznia’ ndaj ‘Kastriotit’ duke ju shkaktuar krutanëve humbjen e parë. ‘Tirana’ fiton në ‘Laç’ , duke i dhuruar trajnerit Dede suksesin e parë në drejtimin e bardhebluve. ‘Skënderbeu’ ndalet në Myzeqe nga ‘Apollonia’ që pas dy barazimeve, merr fitoren e parë duke braktisur fundin e klasifkimit, duke ja lënë këtë pozicion fqinjëve të tyre të ‘Bylisit’, që me atë humbje shokuese 0-3 në fushën e tyre, janë mbërthyer nga kriza e madhe për rezultate pozitive. ‘Kukësi’ shënon fitoren e katërt rradhazi, duke kapur shpejt vendin e dytë në klasifikim. ‘Partizani’ dhe ‘Teuta’ kanë ndarë pikët në atë barazim pa gola. Gjithsesi, rezultatet dhe klasifikimi është si më poshtë:
REZULTATET JAVA e 7 -të
‘KASTRIOTI’ -‘VLLAZNIA’ 0-3
Dunga 1′, Dilvare 18′ , Imeri 43′
‘LAÇI’ -‘TIRANA’ 0-1
Batha 38′
‘APOLONIA’ -‘SKËNDERBEU’ 1-0
Gjata 79′ (p)
‘BYLIS’ -‘KUKËSI’ 0-3
Eze 2′ , Ibrahimi 45′ , Limaj 87′ (p)
‘PARTIZANI’ – ‘TEUTA’ 0 -0
KLASIFIKIMI KATEGORIA SUPERIORE
- ‘Vllaznia’ 16 pikë
- ‘Kukësi’ 13 pikë
- ‘Partizani’ 12 pikë
- ‘Kastrioti’ 10 pikë
- ‘Tirana’ 9 pikë
- ‘Teuta’ 9 pikë
- ‘Laçi’ 7 pikë
- ‘Skënderbeu’ 5 pikë
- ‘Apollonia’ 5 pikë
- ‘Bylis’ 4 pikë
Kështu pra, në krye është Vllaznia që tani me 16 pikët në shtatë javë kampionat, po tregon portretin e saj të bukur dhe interesant të ‘Zonjës Vjetër’ në futbollin. Por këtë rradhë dhe këtë sezon kemi një ‘Vllazni’ të rilindur tërisht në çdo drejtim. Siç duket shkodranët kanë nxjerrë mirë mësime nga sezoni kaluar, për të mos lëshuar asgjë deri në fund të sezonit, me dëshirën dhe mendimin se Shkodrës i duhet patjetër një trofe që mungon që nga viti 2008, kur ‘Vllaznia’ fitonte për të 6-ën here, Kupën e Shqipërisë. Por jemi duke folur sot për kampionatin që në këto 7 javë ‘Vllaznia’ kryesuese me bilancin e pesë fitoreve, një barazimi dhe një humbje si dhe me golaverazhin 13 me 6, si pak kush tjetër ka marr komandën e kryesimit, duke mos e lëshuar atë, të paktën në këto dy javët e fundit.Por janë dhe plot 28 javë të tjera kampionat të cilat duhen vlerësuar, duhen marrë ndeshjet një e nga një, ashtu siç dinë të bëjnë shkodranët e futbollit, të cilët kanë që nga viti 2001 që festojnë fitimin e titullit kampion numër 9 në historinë 101- vjeçare të kësaj ‘Vllaznie’, ku ka orgjinën lindja e futbollit shqiptar. Dhe jo krejt pa dashur erdhën tek historia interesante dhe shumë e pasur e ‘Vllaznisë’. Ajo daton bukur fortë në 16 shkurt të 1919, kur 75 familje të njohura shkodrane krijonin klubin e tyre të futbollit që është i pari në Shqipëri me emrin simbol ‘Vllaznia’. Më 1929, klubi ndryshon emrin dhe quhet ‘Bashkimi Shkodran’ dhe me këtë emër 1930, debuton në ligën kombëtare të Shqipërisë. Klubi rimerr emrin e ‘Vllaznia’ më 1935. Emri i klubit do të ndryshojë edhe dy herë të tjera. Në 1950, klubi u quajt ‘Shkodra’, ndërsa në 1951, mori emrin ‘Puna Shkodër’. Ndërsa që nga viti 1958 e deri më sot, në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua, KS ‘Vllaznia’. E pra janë plot 101-vjet futboll, histori dhe suksese. Siç thamë, janë 9 tituj kampion të fituar në vitet 1945, 1946,1972, 1974, 1978, 1983, 1992,1998, dhe 2001. Të mos harrojmë që Kampionati i 10-të Kombëtar, ka pasur një pjesëmarrje mbarëkombëtare, e para dhe e vetmja deri më sot që ka përfshirë skuadra nga të dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën. ‘Vllaznia’ ka fituar një nga këto kampionate, Kampionatin e 9-të Kombëtar, 1940, ndërsa KF ‘Tirana’ ka fituar Kampionatin e 8-të Kombëtar, 1939 dhe Kampionatin e 10-të Kombëtar, 1942. Këto evenimente e ndryshojnë numrin e trofeve të kampionateve të fituara nga këto dy skuadra, në përkatësisht 10 dhe 26 kampionate deri më sot. Gjithsesi, le të sjellim sot për kujtesë formacionet e ‘Vllaznisë’ në vite kur është shpallur kampione. Në 7 kampionatet që janë zhvilluar para luftës, kanë spikatur emra të tillë futbollistësh si Muhamet Halili, Qazim Dervishi, Hil Staka, Paç Koliqi, Pjetër Gjoka, Kin Bushati, Myzafer Pipa, Ali Paçrami, Rexhep Krasniqì, Ibrahim Dizdari, Asim Golemi, Reshit Rusi, Feti Dizdari, Zef Hila etj. Dhe ‘Vllaznia’ kampionia e 1945 do të ishte kjo: Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, B.Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Vasija, Z.Barbullushi, Abdija, Alibali, Nehani, Boriçi, E.Boletini, Shaqiri. Trajner: I. Dizdari. Në vitin 1946 kampionët janë: Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Helepiani, Koxhja, Alibali, Smajli, Mirushi, Ademi, Barbullushi, Boriçi, Fakja, Shaqiri, E.Boletini. Trajner: I. Dizdari. Në 1972 janë këta kampionët: Ndoja, Z.Basha, Duraj, Lekaj, M.Dedja, Rragami, Bizi, R.Çanga, Rakiqi, Hoxha, Ç. Ndoja, Zhega, Plumbini, Puka, Koçobashi, Dani. Trajner: Xh. Shaqiri. Viti 1974 ka këta kampionë: Sukaj, Meta, Z.Busha, R. Ragami, Lekaj, Dedja, Duraj, Bizi, Ç. Ndoja, Hoxha, Zhega, Puka, S. Çanga, R.Çanga, Mani, L.Basha, Koçobashi.Trajner: Xh. Shaqiri.Në 1978 përësri titulli në Shkodër ku protagonistt janë : Boshnjaku, Sukaj, L.Basha, Bizi, S. Çanga, E. Hafizi, Duraj, Vaso, Gurori, F. Ragami, Vukatana, A. Hafizi, Arra, S. Gruda, Borshi, Paçrami, Zhega, Axhani. Trajner: Xh. Shaqiri. Viti 1983 ka kamponët e tij që janë: Kushe, Boshnjaku, Sukaj, Zmijani, Shaba, S. Çanga, Pali, H. Dedja, F. Ragami, Jera, A. Hafizi, Vukatana, Fakja, S. Gruda, Paçrami, Borshi, Driza, Bushati, Golemi, Pashaj. Trajner: R. Ragami I veçantë fitimi titullit kampion në vitin 1992, ku djemtë shkodranë sjellin në qytetin e tyre kampionët në vitet e demokracisë me këtë skuadër: Dani, Nako, H. Dedja, Pashaj, Shpuza, Noga, Ç. Basha, Premçi, Bushati, A. Gruda, Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Lika, Martini, Keçi, Filipi. Trajner: A. Hafizi. Në vitin 1998 titulli kampion vjen përsëri në Shkodër, nga kjo skuadër: Grima, Mustafa, P. Martini, A. Noga. I. Dibra, L. Zmijani, I. Ymeri, S. Lici, S. Osja, K. Osmani, Gj. Shllaku, A. Xhahysa, A. Premçi, A. Cungu, E. Kraja, F. Volumi, L. Jahja, V. Sinani, E. Muçiçi. Trajner: H. Dedja. Titulli 9-të kampion është në vitin 2001 dhe ka këta personazhe: Kërstaiç, Osja, Beqiri, D.Osmani, Zmijani, Gjokoviç, Camaj, Duro, Patushi, Belisha, Bylykbashi, Sinani, Lici, Martini, Kotrri, Kaçi, Jahja, Doçi, Ndoja,Teli, K.Osmani, Plori, Mustafa, S.Marash, Hasani. Trajner: D.Haxhiosmanoviç. Por arshiva e ‘Vllaznisë’ ka dhe 6 Kupat e Shqipërisë në vitet 1965,1972,1979,1981,1987 dhe 2008, si dhe 2 Superkupave në vitet 1998 dhe 2001. Pikërisht në këto vite, por dhe më tej tyre, gjendet dhe ajo plejadë me më shumë se 100 futbollistë shkodranë, prodhime të kësaj “Vllaznie” shekullore, që kanë veshur fanellën e ekipit kombëtar. Apeli tyre është i gjatë dhe është vështirë të dallosh, dikë më shumë dhe dikë më pak, ndaj gjithsekush ka emrin dhe vlerat e tij tek fanella kuqezi. E pra, këto vlera, këto suksese, sikur e sfidojnë faktin që ‘Vllaznia’ tre herë në historinë e saj ka provuar zbritjen një kategori më poshtë në vitet 1956, 1961 dhe 2018. Por shkodranët dinë të rilindin bukur në futboll, sepse kjo lojë e magjishme ka lindur aty, në qytetin e tyre. Dhe e tillë është dhe ‘Vllaznia’ e këtij sezoni, edhe pse rradhët e saj nuk mundën të bënin pjesë të tyre,që gjithë shkodranët që luajën dhe në skuadra të tjera të futbollit shqiptar. Gjithësesi, djelmosha të tillë, puro shkodran si Erdenis Gurishta, Ardit Krymi, Arsid Kruja, Behar Ramani, por dhe më të rinjtë Lekaj, Çoba, Hoxha, Kalaja, Isufi, Deda, dhe Aliaj që së bashku me Zagovic, Shehi, Imamin, Ymerin, Jonuzi, Dungën, Dilaver, Hoxhaj, e të tjerë, janë ata që kanë marrë përsipër detyrën, për të kthyer këtë ‘Vllazni’ tek fitimi titullit kampion. Trajneri kroat Tomas Brdaric së bashku me ndihmësat e tij Elvis Plori, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, në misionin e tyre kërkojnë t’i kthejnë kësaj ‘Vllaznie’ lavdinë e munguar për rreth 12 vjet në futbollin shqiptar. Dhe të parët në këtë mision, që ndoshta do të vlerësohet dhe si historic, po ndodhi që ‘Vllaznia’ këtij sezoni të fitojë trofe, janë dhe donatorët Alban Xhaferi, një djalë shkodran 40- vjeçar, me profesion jurist, i lindur dhe i rritur në atë lagje pranë stadiumit “Loro Boriçi”, si drejtori organizativ Bledar Dibra, një pinjoll ky nga familja e njohur sportive shkodrane,Dibra. Natyrisht dikush mund të thotë se është shpejt të flasim për trofe dhe fitim tituli kampion. Por fakti që kjo ‘Vllazni’ e këtij sezoni, ndryshe nga të tjerët, jo vetëm që po ecën me hapin e sigurt drejt objektivave të saj, por dhe në drejtim të procedurave të privatizimit të klubit të futbollit, është shumë përpara se të gjithë klubet e tjerë, që vuajnë nga drejtimi e menaxhimi me mendësitë e vjetra të sitemit komunist. Dhe të gjitha këto, të detyrojnë ta pranosh faktin siç është dhe të thuash: Kjujdes po vjen ‘Vllaznia’!