Çamëria – pjesë e trungur të lashtë ilir, epirot puro shqiptar
Përdorimet e herë pas hershëm të togfjalëshit “komuniteti çam” ka krijuar shpesh pakënaqësi në mesin e çamëve për shkak të etiketimit të gabuar që u bëhet shqiptarëve të Çamërisë. Personalisht e kam kontestuar dhe kam mbajtur qëndrimet e mia ndaj përdorimit të këtij togfjalëshi aspak të drejtë. Mendësia e mosvlerësimit të një pjesë të trungut etnik shqiptar, është një atavizëm që e dinte atë diktatura me kategorizimin e popullatave sipas shijeve të diktatorit. Ishte e njejta sjellje inferiore siç bënin grekët që përbuznin dhe kombësitë etnike në Greqi siç e ka pohuar në librin e tij edhe historiani grek Jorgos Margaritis në librin “Bashkëpatriotë të padëshiruar”me të dhëna mbi shkatërrimin e minoriteteve të Greqisë për çamët dhe hebrenjtë.
Para ca ditësh dëgjova në media kur po prezantohen kandidatët e listëve në të dy anët e politikës se në lista ka edhe nga “komuniteti çam”. Sapo e dëgjova atë tipin Blendi Çuçi që si drejtues politik i Vlorës, që prezantoi listën e kandidatëve për deputet të PS dhe në këtë listë citoi një emër, që e cilësoi si pjesë e “komunitetit çam”Endri Hyseni që është në Vlorë. Kështu do jetë kjo qasje edhe në vazhdim, sepse nuk ka Shoqatë Çamëria që t’i japë përgjigje abuzimeve me terminologjinë? Çdonjeri nga ata që do të futen si kandidatë në listat e partive, duhet të bëjë reagimin e tij në lidhje me terminologjinë.

Do pyes dikush se përse më bëri përshtypje togfjalëshi “komuniteti çam”. Si bir trashëgimtar nga shqiptarët e Çamërisë, ndjej neveri për çdo njeri që përmend togrfjalëshin “komuniteti çam”. Është vazhdimësi e një qëndrimi diskriminues, që mbajti partia e Enverit në kohën e diktaturës ndaj çamëve si pasojë e mendjeve të këshilltarëve sarakacanë që janë “komunitet” brenda trungut shqiptar. Personalisht kam mbajtur qëndrim edhe herë të tjera edhe kur në një emision në një TV ishte Blendi Klosi dhe tha “komuniteti çam” dhe, pas kontestimit tim përmes drejtuesit të emisionit, e tërhoqi fjalën dhe e pranoi gabimin.
Kjo sjellje e këtyre qafirave që nuk njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve nga lashtësia e deri më sot, u them se ne çamët nuk jemi komuniteti, por jemi shqiptarë Çamërie, trualli i lashtë i gjenezës së kombit tonë se kjo krahinë ishte territor i kombit dhe quhej Shqipëri deri më 1913 kur iu la Greqisë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Por më shumë se kaq, kjo krahinë mbeti shqiptare me gjak, me gjuhë e me flamur dhe nuk pati asimilim nga ata helenët e ardhur nga Egjypti, apo zonat rreth Izraelit edhe në pamjen e tyre esmere nuk kanë asnjë lidhje me çamët, që janë gjak i pastër epirot dhe pamje të bardhë që nuk e karshtisën atë me grekët.
Më shumë se kaq, edhe kur genocidi grek mbi krahinë, shqiptarët e Çamërisë nuk pranuan të ndrrojnë as fenë, as flamurin, as kombësinë, ndaj edhe erdhën në Shqipëri në tokën amë në kohën kur Shqipëria ishte ende në kohën e Luftës II Botërore për t’i shpëtuar eleminimit pas 27 qershorit 1944. Nuk erdhën si komunitet, por si “shqiptarë Çamërie” dhe që ruajtën identitetin e tyre të pastër gjak shqiptar.
Nuk e kuptoj dhe nuk e di se si mund të quhen “komunitet” një pjesë e trupit të trungut shqiptar, ashtu si edhe Kosova që gjithashtu mbeti jashtë territorit të Shqipërisë. Nëse për një shqiptar Kosove nuk thuhet fjala “komunitet”, për Çamërinë banorët e saj shqiptar thuhet “komunitet” ?? !!
Përse ky diskriminim, përse ky përjashtim, përse kjo ndarje ? Mund të jetë çështje e injorancës së atyre që e përdorin dhe një padrejtësi nga ana e tyre. Se cilët quhen komunitet, këtë përcaktim e kërkova në fjalorët e ndryshëm dhe në një nga encikopeditë amerikane thuhet se : “Komunitet është një njësi shoqërore/grumbull njerëzish me karakteristika të veçanta të dallueshme siç është vendi (i prejardhjes), një seri normash kulture, zakonore, dokesh, fetare ose identiteti. Komunitetet ndajnë mes tyre sensin e vendit ku ndodhet një areal gjeografik (si vendi, fshati, qyteti, fqinjët) ose një hapësirë virtuale përmes një platforme komunikimi”.
Në gjithë këtë përcaktim nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët e Çamërisë autoktonë në vendin e tyre me gjuhën e tyre, me zakonet tipike shqiptare, me flamurin e përbashkët kuq e zi me shkabën dhe ritet e përbashkëta si në të gjitha trojet shqiptare. Nëse një politikan apo deputet, ministër apo një nëpunës i shtetit nuk e ka të qartë këtë përcaktim, kjo është çështje e mungesës së kulturës së tyre dhe që duhet të dijë që në shprehjen e fjalëve të mos flasë kot më kot.
Jam i indinjuar më shumë edhe për ata që janë në krye të Shoqatës Çamëria, apo ata deputetë me origjinë çame që marrin vota nga çamët që heshtin dhe nuk flasin, bëjnë sikur nuk dëgjojnë apo e kalojnë në heshtje një fakt të tillë duke bërë që të krijohen të atilla përdorime fjalësh apo togfjalësh që lënë gjurmë jo të mira dhe fyese ndaj shqiptarëve trashëgimtarë të Çamërisë.
Kjo është një gjë e vogël në dukje, por me thellësi mendimi, veç atyre që këta që citova më sipër kanë harruar të kenë shqetësim për kauzën dhe i kanë hyrë në “borxh” Çamërisë dhe amanetit të të parëve.
Krahas folklorit, këngëve, etnografisë, zakoneve, veshjeve, apo valleve që na japin identitet dhe janë ambasadorët e njohjes nëpër botë, njëherazi është edhe gama e madhe e historisë dhe shekujve që kanë ikur që na bëjnë të ndjehemi krenar dhe të të ruajmë me dinjitet gjithë encklopedinë e këtij vendi të shtrenjtë me personalitet që nga lashtësia dhe ngjarje me emër nga thellësitë e shekujve.



















