Moisi Dalipi: Kategoria Superiore filloi me “ndeshjet” pa top

437
Sigal

Kategoria  Superiore edhe pse  duhej të kishte një javë që të kishte filluar  për shkak të bojkotit të paralajmëruar më parë  nga Liga –Profesioniste , duket se e ka ka bërë  këtë gjë “zyrtare” ditën e shtunë  më 19 shtator. Por  gjithçka ka  qënë shumë ndryshe nga sa jemi mësuar më parë në ditën e parë të një kampionati. Nuk kishte  tifozë në stadium, nuk kishte lule, nuk  kishte  shkelmimin simbolik  të topit  nga qendra e fushës, nuk kishte lojë, nuk kishte top, nuk kishte gola ….E thënë qartë  e thjeshtë, kishte  “ndeshje pa top”. Kështu në të njëtën ditë,  në të njëtin orar,  të pesë ndeshjet  e Superiores, sipas  kalendarit të javës dytë të  Kampionatit të 82-të Kategorisë Superiore  ku kishim:

“Kukësi”          – “Partizani”
“Laçi”              – “Kastrioti”
“Apolonia”     – “Bylisi”
“Skënderbeu”  – “Vllaznia”
“Tirana”            – “Teuta”

Kështu  Elbasani, Laçi, Fieri ,Korça  dhe Tirana  janë qytetet që përjetuan  atë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë e futbollit shqiptar. Themi kështu  sepse  nuk kishte ndodhur në asnjë rast më parë të harrohej  java e parë e kampionatit dhe të bëhet, krejt pa një zgjidhje  e tillë  pa shpjeguar asgjë. Në fakt  java e parë e Kategorisë Superiore që ishte  programuar të fillonte më 12 shtator 2020,  do kishte  këtë kalendar:

“Tirana”     – “Kukësi”

“Teuta”       –“Skënderbeu”

“Vllaznia”   –“Apolonia”

“Bylisi”       –“Laçi”

“Kastrioti”  -“Partizani”

Dhe kur vendos përpara  kalendarin e dy javëve të para, është e vështirë të kuptosh  se kur do  do bëhet  dhe zhvillohet  si  kompesim,  java e parë e Superiores. Gjithsesi, skuadrat  më të mira të futbolit shqiptar  shkelën barin e fushave të futbollit, edhe pse pjesa më madhe e skuadrave ishin tërsisht me futbollist të rinj, ku kapitenët  e skuadrave lexuan mesazhin me kërkesat e tyre   drejtuar qeverisë dhe vetëm kaq, sepse  java e dytë  e Kategorise Superiore,  kaq e ka  vlerësuar të kryer misionin e saj për ta bërë këtë  ditë  me futboll  të paluajtur. Një formalitet i plotë  ky, por që duhej kryer kështu,  për të marrë ngjyrat e bojkotimit  të kampionatit.  Gjithsesi, ajo çka u pa në të pesë fushat ishte një protestë e qartë që ka disa ditë që e vlersojmë si bojkotim  nga  ana  botës  të futbollit  shqiptar. Kjo  është arsyeja  që në fillim  dhe  përfundim  të  pesë  ndeshjet kishin trupën e gjyqtarëve, vëzhguesëve,  dhe të deleguarave,  por  nuk kishte protokoll zyrtar , sepse nuk kishte kronikë  ndeshjeje, nuk kishte gola, nuk kishte ndeshje. Dhe nga llogaritë e bëra,  rezulton se edhe për këtë javë të zhvilluar në “ndeshje pa top”, F.SH.F. harxhon  për të pesë ndeshjet,  plot 12,5 milonë lekë të vjetra. Po  po ti shtosh kësaj dhe shpenzimet   e kryera nga skuadra pritëse dhe  ajo udhëtuese, rezulton një faturë e kripur  që nuk ka thënë asnjë lloj efektiviteti . Por  ajo që u pa  nga të gjithë,  nuk e kishte të vështirë të  kuptonte se në pesë fushat   kishte  “ndeshje pa top” ku  përballë  janë 10 skuadrat e Kategorisë Superiore  me “skuadrën qeveritare”. Duhet pranuar  se  kjo  lloj “ndeshje pa top” midis qeverisë  dhe  futbollit shqiptar nuk  erdhi  krejt papritur  dhe pa u kuptuar , ku askush nuk e kishte parashikuar se një ditë  do të  ndodhte  kështu. Gjithçka ka nisur  13 muaj më parë në atë takim  të kreut  të qeverisë  me  njerëzit e futbollit të zhvilluar  tek hotel “Tirana” dhe ku premtua një “Rilindje  për Sportin”. Me kalimin e  ditëve  dhe muajve  u mendua se gjithçka  u harrua. Krijmi  i Ligës –Profesioniste  duket  se e risolli  në kujtesë  dhe  për veprim “premtimet” e bëra me aq shumë bujë dhe zhurmë. Në fillim  ishin  10 kërkesa, por më vonë u thjeshtuan në 4 të tilla që janë vlerësuar si më  domosdoshme.  Duke i sjellë  përsëri  në  rrafshin actual, këto kërkesa  janë përsëri  aty të padryshuara  në protestën  e bojktimit  në  të psesë ndeshjet, në mesazhet e tyre që përcollën kapitenet e skuadrave, në qëndrim stoik dhe të qetë  të  të gjithë futbollistëve.  Ato janë ashtu siç duhet vetëm  kërkesa me karakter ekonomik  ku kërkohet:  1. Ndryshimet në ligjin e sponsorizimeve, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi si funksionon deri më sot ka prodhuar zero sponsor në futboll.  2. Përfshirja e të gjitha veprimtarive  ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masë 6%, njësoj si sektorët e bujqësisë e turizmit.  3. Falja e gjobave e kamat- vonesave për detyrimet fiskale të klubeve.  4. Zgjatja e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 në 10 vjet. Por që këto  kërkesa të mos ndryshojnë  dhe të kthehen në një zë të fuqishëm të futbollistëve ndaj qeverisë,  dhe me këtë mënyrë  bojkotimi, nuk hynë  në punë  as negociatat e përfaqësuesit  të qeverisë dhe as  premtimi, me zgjidhje gjysmake  të propozuara  nga Ministria  e Financave. Apeli  i bërë nga presidenti  F.SH.F –së,  Duka,  me  Letër të Hapur , drejtuar për zgjidhje   kryministrit  Rama, por  dhe  disa tentativa  të bëra nga dikush për t’i ngjyrosur këto  kërkesa me “prapavijë politke”,  duket se shërbeyn  si  një  bazë për të krijuar një mendim të përbashkët nga të gjithë  njerëzit e futbollit.  Dhe ajo çka, mendojmë  ata është thjesht një indiferentizëm i theksuar qeveritar për të bërë realitet atë që kishte premtuar për realizuar  vetë  më parë:   “Unë jam i hapur për bisedime,  por futbollistët nuk mund të trajtohen më si skllevër dhe në informalitet të plotë” –  është shprehur  kryemistri Rama. Dhe se  “Jam i hapur për bisedime por tryezën nuk e thërras unë, nëse ata duan të bëjnë bojkot, le ta bëjnë” – shtoi kryeministri .Zhvillimet e mëvonshme  dhe mungesa e një zgjidhje  të pranuar,  ka bërë  që  Liga Profesioniste  të  vendosë: “ Nuk ka futboll pa u plotësuar nga Qeveria katër kushtet e kërkuara nga Liga Profesioniste e futbollit. Ky është vendimi i pakthyeshëm i mbledhjes së jashtëzakonshme të klubeve të Superiores, që ka përshkallëzuar kështu krahun e hekurt me Qeverinë, duke mos u tërhequr aspak nga pozicioni që ka”. Dhe gjithçka erdhi  deri këtu, jo nga kërkesat e përsëritura të  futbollit, por nga premtimet e bëra me bujë dhe zhurmë dhe të pa mbajtura  në  kohë  nga ata që janë mësuar në vite e dekada të veprojnë kështu.  Po të shikosh  me kujdes mesazhet e lëshura  nga kapitenët e skuadrve,  breda tyre gjen problemet, shqetësimet dhe zgjidhjet e kërkuara dhe të pranuara për zgjidhje, po të pa realizuara. Ata  e kanë lënë mënjanë  etiketimet dhe presionet e ndryshme të bëra, por e kanë thënë të drejtën ashtu siç është. Deri tani  zgjidhja po qëndron larg edhe nga fakti, se kërkesa e bërë nga Liga Profesionsite  për t’u ulur dhe biseduar  direkt me kryeministrin Rama,  nuk po realizohet . Arsyet më mirë i dinë ata që kanë marrë përsipër negociatat, por që më shumë ju pëlqen të thonë se:  “kemi bërë atë dhe këtë” dhe pa treguar arsyen e vërtetë . Ndërkohë  shtypi ndërkombëtar  ka pasqyruar drejt  zhvillimet dhe bojkotin e futbollit shqiptar , por shumë pak është kryer kjo detyrë nga mediat shqiptare. Për më tepër akoma duket  se Federatat e tjera të sportit kanë harruar se tek ato kërkesa që kërkon të realizohen nga futbolli,  janë jetike dhe për vetë ato, ndaj nuk duhet të heshtin  dhe të  bëjnë të paditurin. Perveçse  notit, atletikës, ciklizmit  dhe qitjes, të gjitha llojet e tjera të sportit,  kanë disa muaj që kanë heshtur. Basketbolli dhe volejbolli, minifutbolli, mundja, boksi,  peshëngritja  edhe  pse  me kërkesa të përsëritura,  nuk po marrin miratimin  nga “Komisioni  Covid -19”,  për të zhvilluar gara dhe ndeshje. Shumë shtete fqinj, por dhe të  tjerë  europianë  po mendojnë  të kthejnë  tifozët në stadium dhe salla, kurse Shqipëria  ka mbetur në  vend,  madje  duke  menduar si formë bojkoti  dhe  “ndeshje pa top”.  Kështu përveç sporteve të tjera  që kanë muaj që kanë  “pa gojë” , tani është rradha e topit të  futbollit  të  qëndrojë  i  shfryrë  dhe larg misionit të tij.