Mundo Deportivo/ Marrëveshja e mbyllur, Xavi prezantohet të hënën në Barcelonë

162
Sigal

Xavi Hernández tashmë është trajneri i ri i Barçës. Mateu Alemany dhe Rafa Yuste kanë përmbyllur me sukses takimin që kanë pasur me drejtuesit e Al Sadd dhe tashmë kanë njoftuar Joan Laporta për marrëveshjen e arritur. Në këtë mënyrë Xavi tashmë është larguar nga Al Sadd dhe do të jetë trajner i Barçës deri në vitin 2024 .

Avokatët e të dy klubeve janë duke hartuar kontratat dhe deri në finalizimin e tyre klubi i Barcelonës nuk do të bëjë njoftimin zyrtar, por marrëveshja tashmë është kompletuar me Al Sadd dhe Xavi . Zyrtariteti i marrëveshjes mund të arrijë sonte ose nesër në mëngjesin e së shtunës.Trajneri i ri do të udhëtojë nesër drejt Barcelonës dhe do të prezantohet të hënën. Në atë konferencë për shtyp Joan Laporta do të shpjegojë detajet e operacionit. Barça në asnjë moment nuk ka pasur frikë për rezultatin e operacionit, ndonëse klubi i Barcelonës u befasua nga deklarata pasditen e sotme nga Al Sadd, pasi nuk ishte dakorduar që ta bënin atë publike në atë kohë.

Xavi do të fluturojë për në Barcelonë nesër me një fluturim që niset nga Doha në orën 5:45 të mëngjesit (koha e Spanjës) i shoqëruar nga Rafa Yuste dhe Mateu Alemany . Ai gjithashtu do të fluturojë i shoqëruar nga familja e tij dhe stafi me të cilin do të punojë në Barcelonë.

Për çështje konfidencialiteti , klubi nuk do të shpjegojë detajet e operacionit deri të hënën.