Berisha akuza Bashës: Ka marrëveshje me Ramën për ta shndërruar PD-në në ‘Ministri të narkoshtetit’

166
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Lushnja se Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por akuzoi edhe Edi Ramën se vodhi ato.

Berisha iu referua deklaratës së Bashës kur e cilësoi procesin si ‘masakër elektorale’, por nuk i kontestoi zgjedhjet dhe vrapo pas karriges së tij.

Ai tha se Basha ka marrëveshje me Edi Ramën për ta shndërruar PD-në në ‘Ministri të narkoshtetit’.

“Kryetari pa part jo vetëm që nuk mbrojti votën, jo vetëm që nuk denoncoi, nuk thirri partinë që ta nxirrte në shesh për këtë terror, por vrapoi si tinëzar pas karriges së tij se pati frikë se po i marrin karrigen. Tradhtoi ju, votën dhe mundin tuaj. Tradhtoi PD-në dhe sot në vend të luftës për masakrën elektorale ka marrëveshjen për të shndërruar PD-në në ‘Ministri të narkoshtetit’. A vjen te ju ai? Jo, ka frikë nga ju. Kur nuk vjen tek ju, si do ta përmbysë Edi Ramën? Ai është një peng i Edi Ramës”, u shpreh Berisha.