Vuçiç në Tiranë, 30 minuta konferencë me Ramën. Pritja në Pallatin e Brigadave

498
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërime në orën 11:30, ku do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave.
Axhende më pas vazhdon me takimin dypalësh i delegacionit të dy kryeministrave. Më pas për 30 minuta do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp nga ora 12:50-13:30.
Takimet e Vuçiç do të vazhdojnë me Ilir Metën, Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe në fund me kreun e Opozitës dhe kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha.
Axhenda e kryeministrit te Serbise Aleksander Vucic:
Ora 11.30 ​Mbërritja e delegacionit në Pallatin e Brigadave
Ora 11.35 – 11.45 ​Ceremonia e mirëseardhjes ​(Përpara Pallatit të Brigadave ​
Ora 11.50- 12.45​ Takim dypalëshi delegacioneve kryesuar nga dy Kryeministrat në bibliotekën e Pallaitit të Brigadave
Ora 12.50-13.20 ​Konferencë e përbashkët për shtyp
Ora 15.00 – 15.40 ​Takim me Kryetarin e Parlamentit, Sh.T.Z. Ilir Meta
Ora 15.50 -16.30 ​Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z.Bujar Nishani ​
Ora 16.40-17.15 ​Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha
Sigal