Moisi Dalipi: Familja vlonjate Meçani në korsinë e vrapimit   

163
Sigal

Familja sportive Meçani është e njohur jo vetëm në qytein e Vlorës, por në të gjithë vendin tonë , si një familje që për më shumë se 30 vjet ka kontribuar në atletikën shqiptare. Rekorde, tituj kampion, trofe dhe medalje të fituara në aktivitete brenda dhe jashtë vendit janë “muzeu” më i bukur dhe plot vlera e kësaj familje sportive. Dhe nuk janë pak por pesë sportistë të kësaj familje që ju përkushtuan sportit të atletikës në vitet 1962-1993. Dhe në “apelin”sportiv që bëhet në këtë rast në pistën e vrapimit vendosen në start Xhevahiri, Gëzimi, Krenari, Kreshniku Meçani dhe Valbona ( Gruda )

Atleti dhe trajneri Xhevahir Meçani

Kështu e njohin dhe po kështu e vlerësojnë djalin e madh të familjes Meçani, që është marrë me sportin e atletikës për afërsisht gjysëm shekulli. Dhe fillimet i ka diku në vitet 1963, kur ish trajneri i njohur i atletikës vlonjate në ato vite Koço Dhrami do ta pikaste djaloshin bjod në vijën e bregdetit duke vrapuar në rërë. Dhe Xhevahiri edhe pse ishte 13 vjeç do garonte për ekipin e të rinjve të Flamurtarit. Atij i pëlqenin shumë garat e gjata, sepse dhe trupi dhe këmbët e tij të tilla ishin për këto gara. Dhe kur ishte vetëm 16 vjeç në kampionatin për të rinj të vitit 1965 Xhevahir Meçani shpallet kampion kombëtar për të rinj në garat 800m dhe 1500m. Një fakt i tillë bëri që trajnerët e tij ta bëjnë shpejt këtë djalosh, që kishte një hap të veçantë në gara, pjesë të ekipit të të rriturve. Dashuria, puna në stërvitje dhe vlerësimi që Xhevahiri kishte për vrapimet e gjata sollën shumë shpejt sukseset e duhura. Në vitet 1967 dhe 1968 ai shpallet kampion kombëtar në garat e 3000 metrave me pengesa me skuadrën e tij të Flamurtarit. Në dhjetor të 1968, klubi Partizani e bën vlonjatin pjesë të tij për dy vjet, me arsyen se kryente shërbimin ushtarak. Që në vitin e parë si pjesë e Partizanit, atleti vlonjat Xhevahir Meçani do përsëris suksesin e mëparshëm të tij, duke u shpallur kampion kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa. Pas shërbimit ushtarak do rikthehet në Vlorë. Ai do bëhet pjesë e ekipit të Flamurtarit që së bashku me Enver Danin, Skënder Kokalarin, Petrit Ramon, Shokit Alushin, Niko Gjergjin e të tjerë, do të përbënin një ekip me të vërtet konkurues…

“Stolit” e kampionit Gëzim Meçani

Në vitin 1969 bëhet pjesë e ekipeve të Flamurtari një tjetër pinjoll i familjes sportive Meçani. Vëllai më i vogël i Xhevahirit , djaloshi simpatik Gëzimi, pasi kishte ndjekur për shumë kohë në vrapim në bregdet, kishte vendosur të bëhej pjesë i ekipeve të moshave të atletikës të Flamurtarit. Ishte vetem 13 vjeç , kur ka qënë në rradhët e ekipit të pionerëve dhe ka marrë pjesë në një Spartakiadë sportive verore. Trajneri i tij, i parë vëllai i tij më i madh besonte shumë se Gëzimi do kapte shpejt rezultate positive që në garat e para. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Kaq është dashur dhe rruga sportive drejt rekordeve në atletik do ishte e hapur për Gëzim Meçanin. Në vitin 1970 bëhet pjesë e ekipit të rinjve të Flamurtarit, ku dy vite më vonë si pjesë e ekpit kombëtar thyen dy rekorde kombëtare në 1500 dhe 2000 metra me pengesa. Por një vit më vonë më 1973 është në rradhët e ekipit kombëtar të rriturve ku do të thyejë dhe rekordin kombëtar të 3000 metra me pengesa. Në ato vite në atletikën shqiptare në disiplinat që garonte Gëzim Meçani ishin dhe atletët me përvojë si Gani Aliaj, Njazi Dajci dhe Rauf Dimraj. Djaloshi vlonjat plot dëshirë dhe përkushtim do të ecte drejt sukseve dhe rezultatet do ta ndiqnin nga pas në çdo garë dhe aktivitet brenda dhe jashtë vendit. Në gara kampionati, kupa apo dhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare si në Kinë,Turqi, Greqi, Rumani rezultatet e tij do të jenë të jashtë zakonshme. Për t’u veçuar janë garat e Kampionatit Ballkanik në Greqi kur thyen rekordin kombëtar në 3000 metra me pengesa, I jashtëzakonshëm në mintigun e Shagait-Kinë. Po kështu dhe në vitin 1980 kur në garat e zhvilluara në Mirtovicë të Kosovës ka lënë pas kampionin ballkanik të ish Jugosllavisë të atyre viteve serbin Volovic .,Në 1978 dhe 1982 Gëzim Meçani do ishte flamurmbajtësi i klubit sportiv Flamurtari. Në të tre Spartakiadat Kombëtare gjoksi tij kuqezi do të stolisej bukur me Medaljet e Arta të fituara në garat e tij të preferuara . Në vitet 1972 -1984 si pjesë e ekipeve kombëtare është ngjitur në podiumin e nderit, duke bërë që shumë herë të ekzekutohet hymni ynë kombëtar. Mjeshtri Sportit Gëzim Meçani e ka mbyllur karrierën sportive në 1986 në mënyrën më të bukur, më orgjinale dhe ashtu siç e nisi në 1970 kur u shpall për herë të parë kampion kombetar. Dhe ka qënë 24 shkurti 1986 në garat dimërore të kampionatit kombëtar tre pjestar të familjes Meçani me në krye Gëzimin në garat e 12.000 metrave dhe dy nipërit e tij Krenari në 8000 metra dhe Kreshniku 6000 metra do të shpalleshin të tre kampion kombëtar, duke bërë një dhurat të veçantë për ditëlindjen e trajnerit të tyre Xhevahir Meçanit

Kampioni Ballkanit Krenar Meçani

Në vitin 1980 në pistat e vrapimit shfaqet një tjetër pjestar i familjes Meçani. Është nipi Xhevahirit dhe Gëzimit, vrapuesi energjik Krenar Meçani. Kishte një hap të bukur dhe plot ritëm , ku në çdo garë ka kërkuar vetëm suksesin dhe rezultatet e larta. Në karrierën e tij në vitet 1980 -1993 garon në po ato gara si dhe dy xhaxhallarët e tij më përpara. Është një fotokopjo e tyre në rezultate, suksese, për rekorde të thyera dhe medalje të fituara. Në kampionatet e viteve 1987 -1993 ai do të jetë fituesi i vendit parë dhe kampion kombëtar në garat e gjysëm thellësisë dhe thellësisë. Në këtë mënyrë tradita e kësaj familje vazhdon me këtë rerdmen që është pjesë e  ekipeve kombëtare për të rinj dhe më vonë për të rritur në shumë aktivitete ballkanike dhe evropiane si dhe në Lojra Mesdhetare. Medalje Ari në Kampionatin 47 –të Ballkanik të zhvilluar në 12 gusht 1989 në Seres të Greqisë; në garën e 3000 metrave me pengesa, ku thyen dhe rekordin e xhaxhait të vet Gëzim Meçanit dhe shpallet Kampion Ballkanik për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare në garën e 3000 metrave me pengesa…

Tradita vazhdon me Kreshnik Meçanin

Kur dikush kishte menduar përpara vitit 1990 se do të vinte një ditë, që pistat e vrapimit në sportin e bukur të atletikës të mos kishin të pranishëm atletët e familjes Meçani, në skenë del një tjetër rekodmen i përmasave kombëtare Kreshnik Meçani. Edhe ai vrapon bukur dhe mirë në po ato gara si dhe paraardhësit e tij të kësaj familje sportive. E nis diku tek viti 1985 këtë sport të trashëgimisë familjare tek ekipet e moshave të Flamurtarit me trajner xhaxhin e vet Xhevahir Meçanin. Kalon tek shkolla e mesme mjeshtërisë sportive Durrës dhe më vonë tek I.K.,F “Vojo Kushi “ –Tirane.Fitues i disa garave në 5000 dhe 6000 metra. Pas vitit 1993 emigron në Itali ku nuk shkëputet nga atletika dhe garat e shumta. Rezultate dhe suksese edhe në shumë pjesëmarrje në mitigjet sportive ndërkombëtare.

Valbona Gruda pjesë e familjes të kampionëve

Diku në vitin 1989 në një garë kontrolli të ekipeve tona kombetare për të reja dhe të rritur në prag të pjesëmërrjes në kampionatin Ballkanik, duke u kosultuar për teknikën e garës 1500 metra, djaloshi vlonjat Krenar Meçani ka njohur vajzën lezhjane, atleten Valbona Gruda. Ajo në ato vite ishte pjesë e I.K.F “Vojo Kushi” dhe performonte bukur në garat e atletikës. Shpejt gjithëçka i bashkoi në sport dhe në jetë të dy si sportistë dhe bashkshortë të mirë. Ka përfaqësuar Shqipërinë për të reja në Ballkaniadën e Rumanisë 1989 duke zënë vendin e tretë dhe në cerëmoninë e zhvilluar, medaljen e fituar ja ka dorëzuar kampionia e botërore, rumunia e njohur Jolanda Balash. Në vitin 1990 është pjesë e ekipit kombëtar dhe stërvitet nga trajneri gjerman Marco Rundiger. Pas vitit 1993 punon dhe jeton si një familjare e mirë në Itali së bashku me bashkëshortin e saj Krenar Meçanin dhe fëmijët.Gjithsesi edhe pse e shkurtër karriera e saj sportive ka lënë shenjat e suksesit jo vetëm tek familja Meçani , por dhe në atletikën shqiptare.