Moisi Dalipi : Edy Reja flet  si “ babai” i Panucit

430
Sigal

Të gjithë e mbajmë mend mirë, se si shprehej trajneri ekipit tonë  kombëtar  Edy Reja  mbas ndeshjes  të humbur  me Lituaninë  më  7 shtator 2020 në Tiranë, me rezultatin 0-1,  për Ligën e Kombeve. Dhe  ndër të tjera ai  është shprehur se:  “Për fat të keq kemi gjetur përballë një kundërshtar në formë mjaft të mire, që na e bëri të vështirë ndeshjen. Më pas bëmë edhe atë gabim që na kushtoi humbjen e ndeshjes, por është momenti të shohim përpara” “Jam i zhgënjyer për ndeshjen që e zhvilluam. Luajtëm ndaj Lituanisë që ishte mirë fizikisht. Për fat të keq bëmë atë gabim që humbëm ndeshjen. Patëm 2-3 raste të cilat nuk i shfrytëzuam – kishim përballë një kundërshtar mjaft të mirë që na vuri në vështirësi, duke mos u ndalur duke vrapuar për  90 minuta. Tani na duhet të shikojmë vetëm përpara”  Mjafton të qëndrojmë  pak tek  shprehja e përsëritur dhe herë të tjera  nga trajneri  Reja  kur thotë “të shikojmë vetëm  përpara” për të  kuptuar më drejtë dhe më qartë  se  barazimi  marrë  në ndeshjen e  zhvilluar  dy ditë më parë ndaj Kazakistanit që prodhoi atë barazim   0-0 , nuk  ishte  aspak  të “të shikojmë vetëm përpara ,” por ishte  një kthesë  e fortë që na bën të shikojmë  mbrapa,  madje shumë herë më mbrapa. Dhe e themi  këtë, sepse  jemi mësuar tashmë që pas  çdo ndeshje  të dështuar të dëgjojmë  të njëjtin refren nga protagonistët e ndeshjes.

Edhe ndaj  barazimit me Kazakistanin në fakt  kështu  ka  ndodhur dhe kështu  është thënë. Të gjithë që  folën dhe deklaruan, gjithçka e përmblidhnin tek shprehjet se:“Luajtëm  mirë, por fati nuk ishte me ne. Në ndeshjen e ardhshme do të jemi shumë më  ndryshe”.  Dikush sikundër ishte portieri Berisha,  ka shkuar edhe më tej kur është shprehur se: “Ndeshja për ne ka qenë e rëndësishme. Në fillim pata një përplasje me dy lojtarë pasi topi ngeci në fushë ku një pjesë aty nuk ishte edhe aq mirë, por pastaj gjithçka shkoi mirë dhe më gëzon fakti që këtë ndeshje mund të them që mund të kishim dalë shumë lehtë duke fituar të paktën 3-0.  Ajo që është me rëndësi është shpirti i ekipit që është treguar sot në fushë dhe kemi krijuar shumë shanse” Por ajo që ka vendosur kapakun gjithçkaje  në këtë ndeshje  është  “fjalimi” që ka mbajtur pas ndeshjes trajneri Reja kur ka thënë se: “Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Kemi edhe ndeshje të tjera, dhe  do të përpiqemi të marrim maksimumin”. Pas kësaj duke  dashur të komentojmë pak rreth këtyre deklaratave, që tashmë janë bërë si një stampë protokollore që përsëriten sa herë që nuk marrin një rezultat që dëshirojmë, rezulton se  ato janë bërë  aq të mërzitshme,  sa që pak kush beson se   gjithçka ka qënë ashtu siç thuhet shpesh dhe rëndomtë  se “ndeshjet e ardhshme  do të  vijë dhe do të  ndodhë ndryshimi i  shumëpritur”. Por ajo që  lë më shumë gjurmë  janë deklarimet që bënë trajneri  Reja, që as më shumë dhe as më pak, është një fotokopjo e deklarimeve që bënte  më përpara ish- trajneri italian i ekipit kombëtar, Kristian Panuci. Kështu trajneri Edy Reja  nuk bën  gjë tjetër, veçse flet sikur të ishte “babai” Panucit . Të gjithë e dimë  tashmë që ish -trajneri italian Panuci  në periudhën korrik 2017 deri në mars 2019, në  15 ndeshjet miqësore dhe zyrtare që drejtoi,  ekipi kombëtar ka fituar vetëm në 4 ndeshje, ka barazuar  në 2 ndeshje dhe shënuar plot  9 humbje. Dhe ai  pas çdo dështimi, ku veçojmë  ato  ndaj Turqisë, Norvegjisë, Izraelit dhe Kosovës e të tjera,  deklaronte se: “Kemi  luajtur mirë. Kemi  pasur mungesa, kemi  shpërdoruar  shumë raste dhe kishim mungesë fati përpara portës. Do të jemi shumë më ndryshe në ndeshjen e ardhshme….”.  Kështu  pak a shumë  pas çdo ndeshje përsëritej   i  njëjti ritual, me të njëjtën refren  në shprehje, por ndryshojë  vetëm  personazhet.

Dhe po të marrin të përqasim sa do pak  dy personazhet e drejtimit të pankinave Panuci –Reja, gjejmë me shumë lehtësi ngjashmërinë e plotë midis tyre edhe  në shprehjet justifikuese, në  rezultatet e skuadrës,  por dhe në mënyrën e organizimit dhe drejtimit të një ndeshjeje. Ndoshta  ndodh kështu sepse të dy  janë nga e njëta shkollë futbolli, ajo italian. Dhe i vetmi dallim midis tyre  është vetëm  mosha, ku Reja më 10 tetor mbushi plotë 75- vjeç , kurse Panuci  është veçse  47- vjeç. Kështu, përqasja dhe  ngjashmëria  e tyre fillon  me rezultatet, sepse  ai që zëvëndësoi  Panucin, trajneri Edy Reja,  që nga 8 qershori  2019 që drejton  ekipin  tonë kombëtar,  në 11  ndeshjet miqësore dhe zyrtare që ka zhvilluar ka arritur të marrë  4 fitore, 2 barazime  dhe  5 humbje. Shifrat e fitoreve dhe brazimeve janë të njëjta për të dy nga 4 fitore dhe dhe 2 barazime, por ndryshon numri  humbjeve në 9 për Panucin dhe  5 për Rejan. Por këto i ndryshon  diçka  dhe  koha e qëndrimit në drejtin të skuadrës dhe numri ndeshjeve të zhvilluara. Në këtë drejtim Panuci është përpara  trajnerit  Edy Reja me  4 ndeshje  më shumë,  si dhe 5 muaj më shumë të qëndrimit  tij në drejtimin  e skuadrës tonë kombëtare. Por si ndryshim mund të konstatohet  fakti që skuadra kombëtare  në drejtimin e trajnerit Reja është me shtatlartësi më mirë dhe moshë diçka  më të vogël. Por trajneri Reja duket  më përpara se Panuci  në drejtim të numërit të lojtarëve të  thirrur në ekipin kombëtar. Të gjitha këto janë në kuadrin e formimit profesional  të tyre dhe rezultateve të marra në ndeshje. Pas kësaj  ndokush do të pyesë  po në krahasim me trajnerin tjetër italianin  Xhani De Biazi,  sa ndryshon  ngjashmëria ndërmjet tyre? Vetëm  fakti që  me trajner  Xhani De Biazin  si pak kush nga   31 trajnerët që e kanë drejtuar ekipin tonë kombëtar në historinë e saj 90- vjeçare,  Shqipëria në 2016  shkoi deri në finalet e evropianit  “Francë  2016” , që  tregon qartë ndryshimin e madh midis tyre. Edhe me De Biazzin  kemi  pësuar humbje ndaj Francës, Serbisë, Portugalisë, Izraelit e Spanjës,  por  edhe kemi fituar ose barazuar ndaj tyre, çka tregon tjetër gjë. Me këtë trajner Italian,  Shqipëria shkuajti  historinë e asaj më të mirë në shumë drejtime,  në lojë, rezultate, objektiva  dhe performancë  evropiane. Aq e vërtetë është  kjo, sa që kundështarët  që është ballafaquar në ato vite me Shqipërinë  asnjëherë  nuk e llogariste të sigurt fitoren. E pra, këtë duhet të arrijmë  të kuptojmë  dhe të sqarojnë  mirë ata që drejtojnë sot  ekipin tonë  kombëtar. Dokush  me të drejtë  mund të thotë, se shumë nga ata lojtarë të ekipit kombëtar të atyre viteve  janë larguar nga ekipi për shkak të moshës. E vërteta  është që pjesa më madhe e tyre  janë larguar,  por Berisha, Hysaj, Çikalleshi, Arbashi, Bala, Roshi, Memushaj, Manaj  të fituar si titullar nga ajo epokë aty janë përse mungojnë  kaq shpesh  në apelin e këtyre ndeshjeve  të zhvilluara tani së fundi? Arsyet dhe justifikimit që thuhen dhe lakohen  nuk bindin shumë, ndaj kur  themi  se janë  “zgjidhje të trajnerit” duhet dhe të pyesim  njëherë se përse mungojnë  vlerat e tyre,  ose përse nuk ju jepen  minuta loje këtyre titullarëve ? Mos vallë me ndryshimet e pozicionit të luajturit në skuadër,  siç ka ndodhur me Roshin  duam t’ju themi: “Kaq ishte aventura juaj në ekipin kombëtar” edhe pse nuk kanë moshën për t’i trajtuar si të tillë në këto raste? Këto pyetje duam përgjigje vetëm nga ata që shpesh  pas çdo rezulati negativ  qajnë   mungesat dhe gjejnë “arsye” të mbushin mendjen  të tjerëve se “ndryshimi do vijë ndeshjen e rradhës .  Kështu  u  tha  nga drejtuesit e skuadrës dhe pas ndeshjes  të humbur ndaj Lituanisë në Tiranë me rezultatin 0-1, por në fakt asnjë  ndryshim pozitiv nuk ndodhi. Dhe duke komentuar  barazimin 0-0  në Almati,   ndaj Kazakistanit përfundimi është shumë i qartë për të gjithë, se Shqipëria është prezantuar  si një skuadër e cila nuk e kërkonte fitoren . Për më tepër akoma  në këtë ndeshje  skuadra ka bërë një paraqitje të dobët, pa forcë  dhe pa ide, pa arritur të dominojë ndaj kundështarit që dukshëm  ishte inferior në cilësi  dhe përbërje. Me atë lojë të vakët, ku disa episode sporadike për shënim  nuk mund të sillnin suksesin e shumëpritur. Dhe me me këtë performacë  të treguar nuk mund  justifikohet askush dhe asnjeherë për  mungesat  e fatit dhe  të disa futbollistëve titullarë. Në analizën që bëhet kësaj ndeshje të zhvilluar jashtë fushës tonë  trajneri dhe mund  të bëjë llogari se dhe barazimi nuk është keq,  kur gjendja në grupin  tonë pas tre ndeshjeve të zhvIlluara është e tillë, ku të katër skuadrat Kazakistani, Shqipëria, Bjellorusia, dhe Lituania, kanë  të gjitha nga 4 pikë pas  tre ndeshjeve të zhvilluara dhe kur mbeten për  t’u  zhvilluar  dhe tre ndeshjet të tjera midis tyre. Përtej përllogaritjeve që mund të bëhen për ballafaqimet  e zhvilluara   midis  tyre  edhe pse shanset mund të duket të njëta për  ndeshjet që priten të zhvillohen, askush nuk mund të parashikojë  se kush  do jetë skuadra fituese e grupit. Në fakt kalendari ka qënë favorizues për Shqipërinë , por pas humbjes me Lituaninë  dhe barazimit me Kazakistanin,  gjërat  janë ngatërruar aq keq,  sa  çdo parashikim mund të quhet i dështuar që në ide kur e mendon. Kështu,  edhe pse nesër Shqipëria do jetë përballë  Letonisë, asaj që na turpëroi me atë  humbje të shkaktuar në fushën tone, edhe pse  ndaj  tyre vinim pas një fitore  0-2 me Bjellorusinë,  pakush mund të besojë  në fitore edhe  në këtë ndeshje. Por në  brendësi të tyre rezultatet e  këtij grupi  kanë çudira të tilla që pas çdo takimi ndodhin përmbysje  në klasifikim. Pikërisht këtu duhet të fillojë kujdesi dhe vlerësimi dhe jo  tek  mënyra për të justifikuar  dështimin  në rezultat  dhe mungesën e pranimit të përgjegjësisë  për atë që  prodhon fusha e lojës. Në këtë kuadër  vlerësimi çdo  justifikim i tipit Panuci,  siç po ndodh në fakt,   nuk prodhon  lojë, nuk prodhon as rezultat pozitiv,  dhe  nuk  sjell realizimin e  objektivit që synojmë të realizojmë, por  sjell  vetëm  atë  që kemi  kostatuar  tani së fundi,   që trajneri Edy  Reja,  të flasë dhe justifikojë  përsëri sikur të ishte  “babai” i  Kristian Panucit.