Modest apo kurnac? Ronaldo humbet “tik”-un e VIP-it në Twitter, heziton të paguajë 8 dollarë. Musk shpenzon 8 USD për Lebron James

89
Sigal

Cristiano Ronaldo, atleti më i ndjekur në Twitter, HUMB tik-tak e tij blu në platformë ndërsa rregullat e reja të abonimit po zbatohen. Por pavarësisht kësaj Elon Musk shpenzon 8 dollarë në muaj për të mbajtur LeBron James të verifikuar.

Twitteri i Cristiano Ronaldos nuk është i verifikuar pavarësisht se portugezi është një nga sportistët më të ndjekur në platformë.

Sulmuesi i Al Nassr ka 108.3 milionë ndjekës në faqen e rrjeteve sociale të Elon Musk, por futbollisti nuk ka më “shenjen blu” që ishte përdorur më parë për të konfirmuar vlefshmërinë e llogarive zyrtare.

Twitter instaloi rregulla të reja për VIP-at, ose e thënë ndryshe, çdo person i famshëm duhet të paguajë 8 dollarë në muaj për diçka të tillë. Ronaldo si duket ka zgjedhur të jetë ose modest, ose kurnac, edhe pse posedon një pasuri të jashtëzakonshme duke e mbajtur llogarinë e tij të paverifikuar.

Modest apo kurnac? Ronaldo humbet “tik”-un e VIP-it në Twitter,

Musk deklaroi se ai po paguan 8 dollarë në muaj nga xhepi i tij për të mbajtur shenjën blu të verifikuar për superyllin e basketbollit LeBron James, si dhe autorin Stephen King dhe aktorin William Shatner.