Sigal

Rikthimi nuk zgjati as një javë. Vetëm këto ditë, Antonio Kasano rifilloi aventurën e tij në futboll, teksa nisi stërvitjen me ekipin e Serisë C, Entelën, dhe shprehej mjaft entuziast për këtë mundësi që i kishin ofruar.

Por, ditën e sotme, për habinë e të gjithëve, fantazisti italian, ka vendosur t’i thotë mjaft futbollit. Nëpërmjet një letre emocionuese dhe prekëse, 36-vjeçari shprehet se nuk mund të gjejë më përkushtim për tu stërvitur e për të luajtur.

LETRA E KASANOS: 

“Të dashur miq, dita ka ardhur, dita kur vendos se ka mbaruar prej vërteti. Falenderoj presidentin Gozzi, dhe djemtë këtu tek Entela për rastin që më dhanë. I uroj më të mirat. Në këto ditë stërvitje, kuptova se nuk mund të stërvitem më në vazhdimësi. Duhet pasion dhe talent për të luajtur futboll, por mbi të gjitha duhet vendosmëri, dhe për momentin unë kam prioritete të tjera. Dua të falenderoj të gjithë shokët e skuadrave në këto vite, kundërshtarët, trajnerët dhe menaxherët, sigurisht edhe ata me të cilët janë zënë ndonjëherë. Por mbi të gjitha dua të falenderoj tifozët, ata që më kanë mbështetur dhe ata kundërshtarë, sepse pa ta futbolli nuk do të ekzistonte.

Topi më ka dhënë shumë. Më ka prezantuar njerëz të mrekullueshëm, kampionë të mëdhenj por edhe njerëz të zakonshëm. Më largoi nga rruga, më dha një familje të mrekullueshme dhe mbi të gjitha më bëri kaq të çmendur. Edhe sot kur shoh ndonjë ndeshje, hipnotizohem. Është loja më e bukur që ekziston. Po, e di, me një karakter tjetër mund të kisha fituar më shumë, e të luaja më mirë, por më besoni, kam përjetuar emocione të pabesueshme dhe sot kam pranë vetes gjëra që do të thonë shumë për mua. Familja, miqtë e mi dhe asnjë pendim. Tani fillon pjesa e dytë e jetës sime, jam kurioz dhe i karikuar t’i tregoj vetes se mund të bëj gjëra të bukura edhe pa ndihmën e këmbëve.

Faleminderit të gjithëve, me dashuri,

Antonio Kasano.”