Kombëtarja rrëshqet në FIFA, zbret dy vende pas dy humbjeve

Në renditjen që FIFA ka bërë publike dje në faqen e saj fifa.com, Shqipëria ka zbritur dy vende për muajin qershor, pas dy ndeshjeve miqësore të humbura kundër Kosovës dhe Ukrainës. Kombëtarja jonë renditet në vendin e 58-të me 538 pikë. Kështu, Shqipëria humbet 11 pikë nga muaji i kaluar, duke e bërë edhe më shumë të “ftohtë” trajnerin Panuçi për përmirësimin e kësaj situate. Jo vetëm dy miqësoret e humbura me Kosovën e Ukrainën, por Kombëtarja jonë ka që nga nëntori i vitit të kaluar që nuk merr rezultat pozitiv në përballjet që ka luajtur, ndërsa Kosovës i ka dhënë 11 vende fitorja e miqësores me Shqipërinë. Ajo renditet në vendin e 141-të me 164 pikë, vendi më i mirë ky në renditje i mbajtur nga skuadra kosovare që prej anëtarësimit të saj në FIFA. Në krye vazhdon të jetë Gjermania, që me Brazilin, Belgjikën, Portugalinë, Argjentinën, Zvicrën, Francën, Poloninë, Kilin e Spanjën, formojnë Top 10 në këtë renditje.

Sigal