Sigal

Kristiano Ronaldo duket se i ka shijuar në maksimum pushimet pas Botërorit, dhe është rikthyer më në formë se kurrë në stërvitje. Portugezi shkeli për herë të parë sot në barin “torinez”, dhe filloi stërvitjen normalisht me shokët e ekipit.

Ronaldo në një moment goditjesh drejt portës, godet traversën nga vija e 16 metrave, dhe më pas, me topin ende në ajër, gjuan me shpatull dhe shënon. Spektakli që e karakterizon, duket se nuk do i mungojë as në Torino portugezit.