Roma luan sot ndeshjen e fundit miqësore të përgatitjeve për Serinë A, e cila fillon në javën e ardhshme.
Verdhekuqtë e Murinjos kanë bërë lëvizje të rëndësishme gjatë kësaj vere dhe duan të provojnë sa më parë një rreshtim që të jetë i gatshëm për të kthyer këtë ekip në pretendent për katër vendet e para që të çojnë në zonën e Ligës së Kampioneve.
Marash Kumbulla ka qenë shpesh jashtë planeve të Murinjos për formacionin titullar, por tekniku portugez sot i ka besuar një fanellë nga minuta e parë mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare në sfidën që Roma luan ndaj Shakhtar Donjeck.
Një mundësi për të parë në veprim futbollistin shqiptar, edhe nga klubet të cilat kërkojnë shërbimet e tij në merkaton e verës.



















