Milani dominon Romën në “Olimpico”, kuqezinjtë vihen në ndjekje të “kushërinjve” (VIDEO)

144
Sigal

Milani ka arritur një fitore spektakolare në transfertë ndaj Romës, me rezultatin 1-2, duke i dhënë “fund” ecurisë negative të 2 humbjeve radhazi. Skuadra e Stefano Piolit arriti t’i jepte “leksion” kryeqytetasve në “Olimpico”, duke e dominuar takimin, teksa rastet e shënimit ishin të shumta.

Në 9 minutat e para, kuqezinjtë arritën të realizonin 2 herë, teksa të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Po në pjesën e parë, Ibra humbi një rast flagrant, teksa Kjaer goditi traversën. Për golin e avantazhit, duke të shkonte minuta e 43-të, kur Kesi, realizoi nga pika e bardhe e penalltisë. Fragmenti i parë u mbyll me epërsinë e një goli.

 

Skuadra e Piolit surprizoi në fillimin e pjesës së dytë, teksa në minutën e 50-të, Veretu vendos përkohësisht baraspeshën, duke tronditur Milanin në momentin më të mirë. Gjithsesi kjo baraspeshë zgjati vetëm 8 minuta, pasi në të 58-tën, ishte Rebiç, që me një të majtë vrastare brenda zonës, shënoi golin e fitores.

 

Me këtë fitore, Milani u ngjit në kuotën e 52 pikëve, duke konsoliduar vendin e dytë, teksa diferenca me Romën e vendit të 5-të u thellua në 8 pikë. Ndërkohë për sa i përket kryesimit, kuqezinjtë janë 4 pikë larg Interit kryesues.

Goli i Ante Rebiç 1 – 2 : 



Goli i Veretout 1 – 1 :



Goli i Frank Kessie 0 – 1 :

RASTI I ARTË I SHPËRDORUAR NGA MKITARIAN: