Mediat zbulojnë datën e Superkupës së Italisë, ja kur dhe ku luhet

375
Sigal

Për Superkupën e Italisë e cila do të dikustohet ndërmjet Juventusit dhe Lazio-s ende nuk ka një datë zyrtare, por mediat në Itali pretendojnë se tashmë është arritur akordi mes palëve të përfshira.

Sipas ‘Corriera della Sport’ bëhet fjalë për datën 22 dhjetor 2019 në orën 17:00 ose 18:00, me ndeshjen që do të luhet në Arabinë Saudite. Si pasojë, në funksion të kësaj ndeshjeje dy sfida të Seria A do të shtyhen.

Juventus është aktualisht fituesja e Superkupës së Italisë pasi në 2018 mposhti Milanin me rezultatin 1-0.