Milan hidhet në sulm për Milot Rashicën, bën gati ofertën

275
Sigal

Milani pritet të bëjë një mini-revolucion në merkato nën drejtimin e trajnerit Ralf Ragnick. Sipas “Gazzetta dello Sport”, përveç Shick, kuqezinjtë po ndjekin edhe Milot Rashicën për sulmin, i cili ka lindur më 1996 në Kosovë dhe është nën kontratë me Werder Bremen. Për ta marrë atë nevojiten 20 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të tij nga klubi gjerman. 24-vjeçari ka bërë një sezon fantastik te Werder Bremen, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane. Napoli prej kohësh e ka cilësuar si zëvendësuesin ideal të Callejon por kuqezinjtë duket se janë në avantazh për shkak të Ragnick. Këtë sezon Rashica ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 28 ndeshje, teksa duket se janë mëse të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Milanit aktual.