Gjakoset gjatë shënimit të golit, veprimi i Ronaldo-s po bën xhiron e botës

659
Cristiano Ronaldo herë pas here tregon se di më mirë se kushdo tjetër që të ketë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm. Ylli madrilen që gjithmonë përpiqet të shfaqë një përkujdesje të veçantë ndaj vetes, këtë herë ka dhuruar një tjetër episod “made in Ronaldo”.
Në ndeshjen e përfunduar pak çaste më parë, portugezi gjatë shënimit të golit të 6 mori një goditje në kokë. Fatkeqësisht kjo solli një të çarë që i mbuloi futyrën me gjak 32-vjeçarit.
Portugezi pasi u çua në këmbë i kërkoi mjekut t’i tregonte si dukej. I pakënaqur me përgjigjen, i mori celularin atij dhe shikoi veten në të, një skenë e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Sigal