Milan e ka vendosur për Ralf Rangnick, ja kur prezantohet trajneri gjerman

304
Sigal

Sido që të mbyllet sezoni i Milanit, fati i Stefano Piolit është paracaktuar. Edhe sikur skuadra kuqezi të sigurojë një biletë për në Europë, kaq nuk do t’I mjaftojë teknikut të shpëtojë pankinën. Pas shumë zërave që qsarkullojnë muajt e fundit, klubi kuqezi ka bërë hapa konkretë për të bindur Ralf Rangnick. “Sky Sport Italia” ka zbuluar një takim të fshehtë mes trajnerit gjerman dhe administratorit të deleguar të Milanit, Ivan Gazidis.

Ran

Ky I fundit është dhe sponsorizuesi kryesor i Rangnick, aq sa për të arritur tek ai, prishi raportet me dy legjendat dhe drejtuesit e tjerë të klubit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban. Kroati u largua, ndërsa të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe ish-kapiteni. Por ky është një tjetër diskutim. Duke u kthyer te pankina kuqezi, mediat italiane shkojnë më tej, teksa e bëjnë të sigurt marrëveshjen. Madje sipas tyre, tekniku gjerman do të prezantohet te Milani gjatë muajit gusht, pasi të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të fitojë 5 milion euro në sezon.