Ambasada shqiptare në Suedi, nuk ofron shërbimet për shqiptarët

597
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal të vërtetë, që ka zanafillën në ministrinë e Jashtme që drejtohet nga Edi Rama.

Ambasada e Stokholmit në Suedi, nuk lejohet që të zhvillojë shërbime konsullore për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gadishullim Skandinav dhe Islandë.

Shqiptarët që jetojnë në këto shtete, për të aplikuar për ID apo pasaportë biometrike duhet të udhëtojnë mijëra kilometra, për në Shqipëri, ose në disa prej konsullatave në Europë.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Zografi bis ndëshkon të gjithë shqiptarët me banim ne Skandinavi.

Ambasadës së Stokholmit nuk i lejohet asnjë shërbim konsullor për ta!

Shqiptarët në Suedi, Norvegji, Finlandë, Islandë, vende qe mbulohen nga ambasada e Stkoholmit detyrohen të bëjnë mijëra km rrugë jashtë gadishullit Skandinav për të marrë një shërbim konsullor!

Turp. Faqe e zezë!

Lexoni mesazhin e bashkatdhetarit digital. sb