Kryeministri Edi Rama mikpriti në zyrën e tij boksierin shqiptar të peshave të rënda, Nelson Hysa, pas mbrojtjes me sukses të titullit WBO në përballjen me boksierin norvegjez Thomas Narmo.
Gjatë takimit, Kryeministri Rama u interesua për ndeshjen dhe rrugëtimin e Hysës në ring, ndërsa kampioni shqiptar tregoi për sfidën e zhvilluar pas 11 muajsh pa ndeshje, duke veçuar nivelin e lartë të kundërshtarit, i cili konsiderohej favorit për fitimin e titullit.
Gjatë bisedës, kryeministri Rama e përgëzoi kampionin Hysa për suksesin dhe mbrojtjen e titullit, duke vlerësuar rezultatet e tij në arenën ndërkombëtare. Ndërsa boksieri theksoi se aktualisht është i vetmi boksier shqiptar i renditur në katër federatat kryesore ndërkombëtare të boksit.
Edicioni i 12-të i “Beach Tenis”, Rama: Nxitje kulturës së tenisit te brezat e rinj
Beach Tennis”, një nga aktivitetet më të veçanta të shoqatës “Tenis Tirana”, rikthehet me edicionin e 12-të duke bërë bashkë sportistë, të rinj, fëmijë dhe familje.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga zhvillimi i këtij turneu në bregdet, ndërsa theksoi se “Beach Tennis” synon jo vetëm të afrojë më shumë njerëz me sportin, por edhe të nxisë kulturën e tenisit te brezat e rinj përmes shtrirjes në qytete dhe destinacione të ndryshme.
I konceptuar si një aktivitet që ndërthur sportin, argëtimin dhe përfshirjen e komunitetit, “Beach Tennis” ka njohur rritje të pjesëmarrjes nga një edicion në tjetrin, duke afruar gjithnjë e më shumë persona me këtë disiplinë.
Përmes organizimit në qytete dhe destinacione të ndryshme, nisma synon të promovojë aktivitetin fizik dhe të afrojë publikun me sportin, ndërsa një fokus i veçantë i kushtohet brezave të rinj. Beach Tennis shihet gjithashtu si një mundësi për të nxitur kulturën e tenisit te fëmijët dhe të rinjtë, duke krijuar një mjedis sportiv të hapur dhe gjithëpërfshirës.
Me 12 edicione të zhvilluara deri më tani, organizatorët synojnë që aktiviteti të vijojë të zgjerohet, duke përfshirë komunitete të reja dhe duke e çuar kulturën e tenisit në më shumë qytete e destinacione në vend.





















