‘Po unë mor copë m***i ç’taksirat kam…’/ Fejzullai shpërthen sërish ndaj Ramës

896
Sigal

Publikimi i audiopërgjimeve të Bild, ku dëgjohej si zyrtarët e qeverisë negocionin për blerjen e votave në Dibër ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në vendin tonë, ndërsa i vetmi që nuk lëkundet nga karrigia e tij është kryeminsitri Edi Rama, i cili shkon deri aty sa kërcënon se do të çojë në gjykatë gazetarin gjerman Peter Tiede.

Po për t’u ndalur konkrertisht te blerja e votave, dhe te çmimet që varionin nga 20 mijë lekë të vjetra, e deri te thesi i miellit, dhe nxjerrja e parave për fejesën e vajzës.

Briken Fejzullai ka bërë një llogaritje të thjeshtë, se në katër vite, një person që merr një thes miell, i bie që të përfitojë rreth 35 gram në ditë, as një fetë buke thatë.

Ai kritikon barazinë e votës në vendin tonë, ç’ka detyron që djalin e tij ta dërgojë jashtë vendit, sa kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri e mbytur në korrupsion dhe në vota të blera.

“50 kilogram bëjnë 50.000 gram.
50.000 gram pjestuar për 365 ditë, bëjnë (thuajse) 137 gram.
137 gram pjestuar për 4 vjet, bëjnë (thuajse) 35 gram!
Praktikisht, ditën që këmbeve votën tënde me thesin e miellit; shite edhe shpirtin, për një fetë bukë THATË në ditë… për 4 vjet.”

Po unë (që më vlen vota sa e jotja, mor copë muti), çfarë taksirati kam, ta çoj tim bir të jetojë mijëra kilometra larg këtij vendi pa kurrfarë të ardhmeje, të mbushur plot e përplot me hijena, që kanë ngrënë çdo metër katror të kësaj toke, të bekuar nga zoti e të mallkuar nga robi; sepse ti o legen, shite shpirtin gratis?!