Migjen Basha: “Zviceranë, ju pret ferri në Tiranë!”

493
Sigal

Mesfushori i Torinos është lindur në Zvicër. “Himni i Shqipërisë më bën të ndihem krenar”

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është një nga 12 lojtarët kosovarë që luajnë për fanellën kuqezi. Lojtari i Torinos do të jetë titullar në ndeshjen e së premtes Shqipëri-Zvicër (në “Qemal Stafa”, ora 20:30), pikërisht kundër vendit ku ai ka lindur. Zvicra është lidere e grupit tonë (E) dhe i mjafton të marrë dhe një pikë kundër Shqipërisë, për të siguruar udhëtimin e saj në Brazil. Por, Migjen Basha nuk e mundon kurrsesi ndeshjen si një shëtitje për helvetët, duke thënë për portalin zviceran “20minuten.ch”, se i njeh pikat e dobëta të kundërshtarit.

 – Sipas jush Migjen, a është Zvicra me të vërtetë ekipi më i talentuar i grupit E eliminator?

– Po. Zvicra është një ekip i madh me lojtarë të talentuar që luajnë në kampionatet më të mëdha të Europës. Nëse ajo është në krye të grupit, do të thotë se ajo e ka merituar. Në këtë grup, Zvicra ka evoluar në një nivel më të lartë se ekipet e tjera.

– Cilat janë pikat më të forta dhe më të dobëta të saj?

– Zvicra posedon në radhët e saj lojtarë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Ndoshta kjo mund të ndikojë edhe për të na nënvlerësuar. Ajo nuk ka nevojë veçse për një pikë për të shkuar në Brazil. Ndoshta ajo, mund ta marrë shumë lehtë përballe nesh. Pikërisht, kjo mund të jetë një nga dobësitë e saj.

– Shqipëria po kalon një moment të keq. Ajo nuk ka marrë më shumë se një pikë në tri ndeshjet e fundit të saj. A i ka ajo mjetet për të marrë revanshin ndaj Zvicrës?

– Ne kemi grumbulluar vetëm një pikë duke bërë tri ndeshje shumë mirë. Me pak më shumë shans, sot ne nuk do të ishim ndalur në kuotën e 10 pikëve. Nëse do të rikujtojmë ato ndeshje, Norvegjia na barazoi në minutën e 88-të, kur nuk kishte adresuar asnjë top drejt portës më parë. Në Slloveni, ne humbëm vetëm nga një rast i vetëm i kundërshtarëve. Na mungoi fati, por ky është futbolli. Fatkeqësisht, në një ndeshje, ekipi që është treguar më administrues nuk fiton gjithmonë. Tani, ne duhet të tregojmë se çfarë dimë të bëjmë ne kundër Zvicrës.

– Në kontigjentin e tij, ekipi i Zvicrës posedon shumë lojtarë me origjinë shqiptare. Ashtu si ju, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë me origjinë kosovare, ndërkohë që Admir Mehmedi, Blerim Xhemajli dhe Pajtim Kasami janë nga shqiptarët e Maqedonisë. Duket se përbën një problem në Shqipëri, që këto lojtarë, të cilët janë rritur dhe janë formuar në Zvicër, kanë vendosur të luajnë për Kombëtaren zvicerane. Përse?

– Për tifozët shqiptarët zgjedhja për të luajtur për Zvicrën është një formë tradhtie kundër vendit të tyre. Kjo është parë shumë keq këtu në Shqipëri.

– Duke studiuar listën e përfaqësueses shqiptare, për ndeshjen kundër Zvicrës, konstatohet se pjesa më e madhe zotëron dy pasaporta. Në këtë situatë, cili është emocioni në këtë rast, a e ka galvanizuar ai gjendjen apo e kundërta?

– Duke u nisur nga momentin që kanë zgjedhur për të luajtur për Shqipërinë, pasaporta e dytë nuk ka shumë rëndësi. Vetëm krenaria për të përfaqësuar ngjyrat tona ka vlerë.

– Kishte më diçka më pak se një vit më parë, ju dukeshit se do të hiqnit dorë nga një karrierën në planin ndërkombëtar. Nga njëra anë, Zvicra kishte një konkurrencë të fortë në pozicionin tuaj, ku Valon Berhami, Blerim Xhemaili, Golhan Inler, Pirmin Shvegler dhe Zhelson Fernandez dukeshin të padiktueshëm. Nga ana tjetër, ju nuk mund të luanit për Shqipërinë për arsye “juridike”. Dosja juaj evoluoi qysh kur vendosët të luanit me Shqipërinë dimrin e kaluar. A mund të na e shpjegoni sesi rrodhi situata?

– Nga ajo që unë kam kuptuar, nga ajo situatë ekstremisht komplekse, problemi im lidhej me FIFA-n. Federata Ndërkombëtare nuk e pranonte që unë të përfaqësoja Shqipërinë, nëse nuk isha në posedim të një dokumenti që të provoja se isha shqiptar. Fatmirësisht për mua, unë arrita ta zgjidhja problemin pas tre vjet e gjysmë pritje.

Migjeni: “Valon-Xherdan, nuk do ta ndjeni askund tjetër dashurinë që të jep një tifoz shqiptar!”

 “Nuk do t’ua falin kurrë tradhtinë”

 – Migjen, ti ke lindur në Lozanë, keni mbrojtur ngjyrat e Zvicrës në kombëtaret e moshave. Tani, ju përfaqësoni Shqipërinë. Për çfarë do të mendoni ju kur të dëgjoni dy himnet kombëtare, të premten në Tiranë?

– Kur do të dëgjohet himni helvetik, mua do të më kujtohet e kaluara. Ajo çfarë unë kam përjetuar me të rinjtë zviceranë. Kur të ekzekutohet himni i Shqipërisë, unë do të ndihem krenar që mbaj shqiponjën dykrenare në zemrën time.

– Vëllai juaj (Vullnet Basha), Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka nuk fshihen: ata kanë vendosur për Shqipërinë, paksa dhe të parazgjedhur. Përse nuk duruan të prisnin ftesën e mundshme të Otmar Hicfeldit. Pajtim Kasami priti derisa të thirrej në përfaqësuese nga Hicfeldi. A ka bërë ai një zgjedhje më të “drejtë” se një tjetër?

– Së pari, nuk mendoj e kjo është nga pamundësia e zgjedhjes së diçkaje tjetër që ata vendosën për Shqipërinë. Ishte vendimi i tyre, zgjedhja e tyre e parë. Ata kanë qenë të paduruar për të luajtur për Shqipërinë. Përsa i përket Kasamit, ai ka bërë një zgjedhje tjetër. Nuk dua të merrem me këtë. Afeksioni që populli shqiptar u jep lojtarëve që e përfaqësojnë të tjerët nuk mund ta kuptojnë kurrë.

– Është e qartë përshtypja që, mediat shqiptare bëjnë përshkallëzimin për të vendosur në presion shqiptarët e ekipit të tyre me atë të Zvicrës. E bënë këtë dhe në ndeshjen e parë. Nga ana e lojtarëve, imagjinohet që “zviceranët” e ekipit shqiptar do të kujdesen paksa për këtë. Nga ana tjetër, marrëdhëniet midis zviceranëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Zvicrës janë shumë miqësore. Të gjithë njihen dhe ambienti është i mirë. Është e vërtetë kjo?

– Është normale që shqiptarët e Kombëtares së Zvicrës do të jenë shumë të pritur këtu. Unë mendoj se njerëzit nuk do t’ua falin kurrë që vendosin të zgjedhin një vend tjetër dhe jo Shqipërinë. Midis lojtarëve nuk ka asnjë problem. Ose, më mirë të paktën nu ka për momentin. Në fushën e lojës, të premten, secili do të përpiqet për të mirën e ekipit të tij. Askush nuk do të ketë kohë për të menduar për diçka tjetër.

 Federata Kroate: “E ndjekim prej gjashtë muajsh”. Ualshajr kundër shqiptarit në Kombëtaren angleze

 Edhe Kroacia kërkon Adnan Januzajn

 Të premten në mbrëmje, Adnan Januzaj, do të ndjekë pa asnjë dyshim takimin midi Belgjikës dhe Kroacisë, të vlefshmë për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”. “Kjo për faktin, – shkruajnë mediat belge, – pasi ai do t’i mbështesë të të dyja e ekipet, të cilat kanë vend në zemrën e tij”. Mesfushori i talentuar i Mançester Junaitid kërkohet tani nga Shqipëria, Belgjika, Anglia dhe Kroacia, por në radhën e pritjes është dhe Turqia.  Federata Kroate e Futbollit bëri të ditur se është në gjurmët e lojtarit të Mançesterit, prej të paktën gjashtë muaj dbe se është gati të kontaktojë direkt me lojtarin, për ta bërë të saj me një “shpejtësi superiore”. Është vetë menaxheri i Kombëtares kroate, Igor Stimac, ai që e konfirmoi informacionin. Ivo Susak, trajneri i Shpresave të Kroacisë, është i ngarkuari me dosjen “Januzaj” në Federatën kroate. “Emri i tij është në bllokun tonë prej gjashtë muajsh”, konfirmoi ai. “Është një trajner kroat me origjinë shqiptare që ka tërhequr vëmendjen time. Sipas informacioneve tona, nëna e tij është kroate. Ne nuk kemi pasur akoma një kontrakt me Adanin, por ne do ta bëjmë atë shumë shpejt. Nuk do të jetë e lehtë për ta bindur, por shumë shqiptarë të Kosovës kanë tendencën ta shohin balancën drejt Kroacisë”. Por, a mund të prishë planet e Shqipërisë apo Belgjikës, interesimi i fortë i Kroacisë? Nuk është për t’u nënvlerësuar ky fakt. Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në hartën ndërkombëtare të futbollit, por Januzaj mund të zgjedhë Shqipërinë nga është dhe origjina e babait të tij. Anglia? Është më larg se Shqipëria, Belgjika dhe Kroacia, pra duket se është fuqishëm në garë. Turqia? Ajo nuk është në nivelin e Belgjikës. Serbia? Ajo nuk do të shkojë në Botëror. Origjina kroate e nënë së Januzajt i komplikon pak gjërat, por babai i tij shqiptar ka një ndikim të fortë. Nëse Kroacia do të shkojë në Brazil, atëherë ka të ngjarë që Adnan Januzaj të pranojë të veshë fanellën e saj. Për momentin nuk ka asnjë vendim të mesfushorit 18-vjeçar të “Djajve të kuq” dhe ai nuk pritet të merret të paktën deri në fund të tetorit. Një tjetër zë në korin e atyre që janë kundër idesë për të parë Adnan Januzajn me fanellën e “Tre Luanëve”. Këtë herë vjen nga brenda gjirit të kombëtares angleze me Xhek Ualshajr, që bëri të ditur publikisht opinionin e tij se ylli i Mançester Junaitid i lindur nga prindër shqiptarë të Kosovës nuk duhet të lejohet që të luajë me Anglinë. Është e qartë se mesfushorit të Arsenalit nuk i pëlqen aspak ideja që ta shohë 18 vjecarin e lindur në Belgjikë të luajë përkrah tij në “Uembli”. “Jo, për mua nëse je anglez, je anglez dhe atëherë luan për Anglinë. Të vetmit njerëz që duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët. Për mua nëse ke jetuar për pesë vjet në Angli kjo nuk të bën Anglez dhe nuk mund të luash me përfaqësuesen. Kjo nuk do të thotë se mund të luash për këtë vend. Nëse unë do të shkoja në Spanjë dhe do të jetoja atje për pesë vjet, unë nuk do të shkoja të luaja për Spanjën. Për mua një anglez duhet të luajë me Anglinë”. Deklaratë e prerë dhe kategorike ajo e mesfushorit anglez.

 BASTET PRO SHQIPËRISË

 Në Angli ku vihet bast edhe për motin, kompanitë e ndryshme kanë hapur baste se ku do të luaj Adnan Januzaj dhe padyshim që Shqipëria është e kuotuar me koeficentin 1.36 dhe shihet si favorite për të marrë djaloshin e “artë”. Kurrë më parë, në ndeshje të rralla Shqipëria mund të ketë patur fatin të kuotohej me këtë koeficent sikur dhe në një ndeshje me Andorën në Tiranë, ndërsa pas kombëtares tonë sipas rradhës janë kuotuar Belgjika me 3.75, ndërsa Turqia, Kroacia e Kosova me 11 dhe Anglia me 15. Jo vetëm bastet favorizojnë Januzajn për të zgjedhur kombëtaren kuqezi por edhe në një sondazh të prestigjozes angleze “Sky Sports”, ku votuan mijëra tifozë, 45% e tyre mendojnë se lojtari do të zgjedhë Shqipërinë, 27% Anglinë dhe 24% Belgjikën. Të papërfillshme votat për Kroacinë apo kombëtare tjetër, mbeten larg me vetëm 2%.

 Trajneri i Napolit, “marrëveshje sekrete” me teknikun e Zvicrës, për mos aktivizimin e kosovarit

 Benitez: “Behrami, mos luaj kundër Shqipërisë!”

 Mediat zvicerane të afërta me Kombëtaren helvete raportuan se, dy lojtarët shqiptarë: Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili (që të dy luajnë me Napolin në Itali) nuk mund të jenë në fushë kundër Shqipërisë. Në fakt, flitet për një “skenar të çmendur” midis trajnerit të Napolit, Rafa Benitez dhe atij të Kombëtares së Zvicrës, Otmar Hicfeld. Është pikërisht tekniku i Napolit, që i ka kërkuar homologut të tij aktivizimin e kursyer të tre lojtarëve të tij: Behramit, Xhemailit dhe Inlerit, në ndeshjen me Shqipërinë që do të luhet të premten në “Qemal Stafa”. Më 18 tetor, pra tri ditë pas ndeshjes të Zvicrës me Slloveninë (15 tetor), Napoli do të luajë me Romën, kryesuesen e kampioatit italian dhe Benitezi synon t’i ketë lojtarët e tij sa më të freskët fizikisht. Në rast se, Zvicra e siguron kualifikimin në Botëror në “Qemal Stafa”, pra pas ndeshjes me Shqipërinë, atëherë Benitezi kërkon që Behrami, Inleri dhe Xhemaili të kthehen në Napoli para ndeshjes me Sllovenisë. Stafi i Kombëtares zvicerane e ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në mediat helvete, si një “thashethem”. Në fakt, ekziston një mundësi: Nëse Behrami merr karton të verdhë në Tiranë, çka do të ishte i dyti i tij në kualifikuese, atëherë ai nuk do të luante në Slloveni dhe do të kthehej direkt në Napoli.