Agron Kaja: Nis “sinfonia” e Superiores me “vallëzimin” e 29-të

19

PARASHIKIM/ Këtë javë, futbolli në Shqipëri vazhdon rrugëtimin e fundsezonit 2023-2024 

Sigal

Agron Kaja

Pse mos themi se, tashmë pas ndeshjeve të Kombëtares, kjo është java e futbollit tonë Superior dhe të Kategorisë së Parë. Madje ajo do nisë që të enjten me ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë, ndërsa të premten dhe të shtunën e ka radhën java e 28-të e Abissnet Superiore. Dhe pikërisht kjo kategori elitare e futbollit shqiptar që ka nisur fazën e katërt të këtij sezoni, në kalendar ka përballje të forta, delikate dhe interesante. Duke e quajtur këtë një “sinfoni” të futbollit tonë superior, ku do të “vallëzojnë” të dhjetë skuadrat, çiftet duken interesantë. Referuar edhe kuotimit që i bëjnë kompanitë e basteve, duket se do kemi një javë ku dallimet mes skuadrave në ballafaqimet mes tyre janë shumë të vogla. Gjithsesi, e shpërndarë në dy ditë, kjo javë do të nisë pikërisht me Egnatian kryesuese, ndaj Kukësit të fundit në tabelë, ndërsa do të mbyllet me një sfidë për “Final 4”, Dinamo-Skënderbeu.

Ja atmosfera që përcjellin çiftet, do na rrëmbejnë emocionet në këtë javë të 28-të:

1.EGNATIA-KUKËSI

Të premten 29 mars 2024/ 15:00

Ekstremet e renditjes për tri pikët e radhës

1=40%            X=30%           2=30%

Rrogozhinasit kryesues të Abissnet Superiore, të premten kanë mundësinë që të rikthehen tek fitoret e munguara. Ndeshen me Kukësin që mbyll tabelën e renditjes me 25 pikë, por skuadra kuksiane në tre ndeshjet e fundit ka grumbulluar 7 pikë, dhe mbetet skuadra më në formë në nisje të fazës së katërt. Me 51 pikë, Egnatia mban kreun e Abissnet Superiores në 28 javë të luajtura dhe kompanitë e basteve e kanë kuotuar më shumë fitoren e tyre. Por referuar koefiçientëve, barazimi dhe fitorja e Kukësit kapin 60% të mundësive.

 

2.VLLAZNIA-ERZENI

Të premten 29 mars 2024/ 19:00

Për shkodranët, ndeshja për kreun

1=70%            X=20%           2=10%

Skuadra shkodrane Vllaznia, është duke ecur me hap kryesuesi në Abissnet Superiore, dhe në 28 javë ka grumbulluar 49 pikë, duke u renditur në vendin e dytë. Përballja të premten me Erzenin do jetë një konfirmim për kreun, pas Humbjes 0-2 në Kukës javën e kaluar. Trajneri Qatip Osmani nuk tundohet nga dy mungesat e titullarëve, ndërkohë që Deliallisi i Erzenit ka ende shpresë mbijetese dhe është duke e përgatitur skuadrën për sukses. Ndërsa bastet nuk i lënë shumë hapësirë shijakasve për tri pikë, madje edhe barazimi duket larg me 20%.

 

3.TIRANA-TEUTA

Të premten 29 mars 2024/ 19:00

Bardheblutë e “djemtë e detit” si të barabartë

1=45%            X=20%           2=35%

Kjo është si një “klasike”, pasi luajnë dy skuadra që në mesin e renditjes kanë synime të kundërta. Bardheblutë kërkojnë ngjitje në tabelë për të hyrë në zonën “Final 4”, ndërkohë që “Djemtë e detit” kërkojnë t’i largohen vendeve në fundin e tabelës së renditjes. Trajneri Erbim Fagu e ka të plotë formacionin titular dhe ka kërkuar kujdes në menaxhimin e lojës kundër durrsakëve. Nga ana e tyre, futbollistët durrsakë kanë deklaruar se Teuta është gati që t’ia dalë me Tiranën. Bastet nuk janë shumë favoritë për Teutën, Tirana shikohet fituese me 45%.

 

4.LAÇI-PARTIZANI

Të shtunën 30 mars 2024/ 15:00

Ndeshen dy ekstreme, dy alternativa

1=30%            X=40%           2=30%

Kjo është ndeshja e parë e ditës së shtunë për javën e 29-të, dhe Laçi është përballë një skuadre së cilës në fushën e vet i ka marrë maksimumin. Partizani është formacioni më i shtrenjtë i Abissnet Superiore me një vlerë totale 6.45 milion euro, ndërkohë që Laçi mbetet në shifra financiare të përgjysmuara me të kuqtë. Një transfertë për rikonfirmim për Partizanin, ndërsa për Laçin ndeshja që tri pikët e bëjnë më të largët mbijetesën në Superiore. Ndërkohë, kuotat e basteve më shumë favorizojnë barazimin e kësaj sfide, fitoret janë në kuota të barabarta për të dyja skuadrat.

 

5.DINAMO CITY-SKËNDERBEU

Të shtunën 30 mars 2024 / 18:00

Fitorja dinamovite, detyrim për “Final 4”

1=40%            X=30%           2=30%

Dinamovitët duken të favorizuar në përballjen e ditës së shtunë me Skënderbeun. Jo vetëm se 4 pikë diferencë i ndajnë në renditje, por edhe për faktin se dinamovitët luajnë mesjavën e ardhshme ndeshjen e prapambetur kundër Teutës. Ndaj 6 pikë e futin Dinamon në grupin e skuadrave që do luajnë në “Final 4”, ndërsa Skënderbeu shkon i qetë në këtë transfertë. Edhe parashikimet në kompanitë e basteve e vendosin Dinamo City-n si favorite me kuota mbi 40%, ndërsa fitoren e Skënderbeut dhe barazimin e kuotojnë në shifra të njëjta, 30%.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 29
E premte, 29 mars 2024

Egnatia-Kukësi                       15:00

Vllaznia-Erzeni                       19:00

Tirana-Teuta                            19:00

E shtunë, 30 mars 2024
Laçi-Partizani                          15:00

Dinamo C.-Skënderbeu          18:00

RENDITJA

Skuadrat                     Nd       Pikë

1.Egnatia                     28        51

2.Vllaznia                    28        49

3.Partizani                   28        46

4.Skënderbeu              28        40

5.Tirana                       28        39

6.Dinamo City             27        36

7.Laçi                           28        31

8.Teuta                        27        31

9.Erzeni                       28        27

10.Kukësi                     28        25       

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 26

E mërkurë, 27 mars 2024

Korabi-Flamurtari                   14:00

Kastrioti-AF Elbasani               14:00

Burreli-Bylis                           14:00

Besa-Bylis                             14:00

Apolonia-Tomori                     14:00

E enjte, 28 mars 2024

Lushnja-Vora                        14:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.AF Elbasani                25        59

2.Bylis                          25        58

3.Flamurtari                 25        46

4.Vora                         25        45

5.Apolonia                  25        36

6.Korabi                      25        36

7.Lushnja                    25        28

8.Burreli                      25        28

9.Kastrioti                   25        26

10.Luzi 2008                25        21

11.Besa                       25        19

12.Tomori                    25        14

 

Pas “FINAL 4”, ja si shkojnë skuadrat në Evropë

FSHF-ja ka përcaktuar se si do të jetë pjesëmarrja e klubeve tona në Kupat e Europës, ku gjithçka do të varet nga “Final 4”. Në bazë të nenit 17, pjesëmarrja e ekipeve në kompeticionet Liga e Kampioneve dhe të Konferencë Ligë, do të bëhet: Ekipi fitues i ‘Final 4’ merr pjesë në turin e parë të Ligës së Kampionëve, ekipet e  renditura në vendin e dytë dhe të tretë marrin pjesë në turin e parë të UEFA Konferencë Ligë. Ndërsa ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë merr pjesë në turin e parë të UEFA Konferencë Ligë. Por, nëse ekipi fitues i Kupës është i renditur në zonën ‘Final 4’, vendin e tij do ta zërë ekipi i renditur më mirë.