Arrestimi i Jorgo Goros, Berisha: Ai është në burg se nuk mundi dot Belerin

18
Sigal

Ish-kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar simpatizantëve në rrugën e “Shpresës” ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e kryebashkiakut aktual të Himarës, Jorgo Goro.

Berisha tha se Goro është në qeli për shkak se nuk mundi dot në zgjedhje, Fredi Belerin.

Ai shton se ish-ministrja, Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës ka përfituar prona në mënyrë të paligjshme në jug, qëndron në parlament si një monument korrupsioni.

Sali Berisha: Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur.

Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin.

Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.

Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij.

Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.

Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët.