Messi theu dhëmbin, argjentinasi pa që i mungonte një dhëmb në pushim

519
Një goditje e fortë e brazilianit Marcelo në një dyluftim me Leo Messin ka bërë që argjentinasi të gjakoset dhe të luaj me një pambuk në gojë.

Por në pushim të ndeshjes ai ka vënë re që i është thyer një dhëmb në dyluftimin e egër me mbrojtësin Marcelo.

Ylli i futbollit botëror Leo Messi ka ndjerë dhimbjen e lojës së ashpër dhe teksa po hynte në fushë gjatë pjesës së dytë të “El Clasicos” ndaj Real Madrid ka parë që kishte humbur një dhëmb.

Njeriu që shënoi një dygolësh historic, magjistari i Barcelonës, pësoi një dëmtim në pjesën e parë që frikësoi stafin mjekësor të katalanasve.

Ai mbajti pambuk gjatë gjithë pjesës së mbetur “El Classicos”. Ndërkohë që në pjesën e dytë para se të hynte në fushë sityuata u përkeqësua.

Gjithsesi ai jo doli dhe pse pas ndeshjes menjëherë i është drejtuar dentistit të tij, për të sistemuar gjendjen shëndetësore.

Ndërkohë më parë Messi ndjeu edhe goditjen e kapitenit të galaktikeve, Serxho Ramos, i cili u largua nga fusha me kartonin e kuq, pas një tjetër ndërhyrje brutale.

Ndërhyrje të tilla kanë qenë prezente edhe në të kaluarën kur janë ndeshur gjigandët e futbollit botëror Real Madrid- Barcelona.
Sigal