Sulmuesi Elis Bakaj përzgjidhet në formacionin e javës në Bjellorusi

477
Sigal

Elis Bakaj po kalon një formë të shkëlqyer në Bjellorusi. Sulmuesi e nisi me një dygolësh në Kupën e Bjellorusisë dhe tashmë është përshtatur në rolin e mesfushorit të avancuar.

Ai ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 1-0 që Shaktar Soligorsk arriti përballë Slavia Mozyr.

Bakaj meritoi edhe një vend në formacionin e javës për paraqitjen.

Përzgjedhja e lojtarëve bëhet në bazë të statistikave të mbledhura nga “Instat”.

Bakaj u bë pjesë e Shaktar Soligorskut në janar të vitit të kaluar. Këta të fundit shpenzuar plot 100 mijë euro për të marrë kartonin e tij te Kukësi. Një transferim që rezultoi i suksesshëm për të dyja palët.

Image