Messi apo Ronaldo? Recoba zbulon emrin e lojtarit më të mirë në botë

531
Sigal

Ish-sulmuesi i Interit, Alvaro Recoba, ka shprehur preferencën e tij për Lionel Messin duke “injoruar” Cristiano Ronaldon.

Uruguaiani nuk ngurroi të marrë pjesë në debatin e vjetër “se kush ka qenë lojtari më i mirë në botë gjatë dekadës së fundit”.

“Messi ka qenë në krye për 15 vjet…”, tha fillimisht ai për Perform.

“Njerëzit mund të thonë se ai nuk ka lëvizur nga Barcelona, por shokët e tij të skuadrës kanë ndryshuar dhe ai është ende atje. Për mua Messi është më i miri në botë…

Krasimi me Ronaldom? “Është normale që ato të krahasohen pasi të dy lojtarët kanë luajtur në të njëjtën epokë”, shpjegoi ai.

Por kur pyetet cilin do të zgjidhte të shikonte në një ndeshje, ai përgjigjet i vendosur:

“Tani, nëse të dy janë duke luajtur në të njëjtën kohë dhe mua më duhet të zgjedh një ndeshje. Sigurisht që do të preferoj të shikoj Lionel Messin”, përfundoi ai.