Kategoria e Parë/ Besëlidhja siguron mbijetesën, Erzeni mposht Partizanin B. Njihuni me rezultatet dhe renditjen

199
Sigal

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e grupit A, në Kategorinë e Parë, të vlefshme për fazën “Play-Out”.

Erzeni ka triumfuar 1-2 ndaj Partizanit B, duke marrë kështu në fitore shumë të rëndësishme. Nga ana tjetër, fitore ka korrur edhe Besëlidhja, që ka mposhtur 0-2 Veleçikun.

Pikërisht Veleçiku dhe Partizani B e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Dytë, teksa në këtë fazë, Besëlidhja, Erzeni dhe Oriku, janë duke rivalizuar me njëra-tjetrën për të shmangur “Play-Out”-in.

Lezhjanët kanë siguruar matematikisht qëndrimin, teksa ndodhen në kuotën e 35 pikëve, 3 më shumë se Erzeni dhe 7 pikë më tepër se Oriku, ndërkohë që kanë mbetur edhe 2 javë kampionat.

Rezultatet:

PARTIZANI B – ERZENI 0-2

Levendi 44′, Xhabrahimi 64′

VELEÇIKU – BESËLIDHJA 0-2

Danaj 75′, Pashkja 86′

Renditja 

1