Merr zvarrë 5 kundërshtar, sulmuesi ballkanas realizon golin magjik në Holandë (VIDEO)

194
Sigal

Sulmuesi grek Vangjelis Pavlidis ka shënuar një supergol ditën e sotme, duke arritur të driblojë 5 kundërshtar dhe në fund duke mposhtur me lehtësi portierin.

22 vjeçari mori një top afër zonën në minutën e fundit të pjesës së parë dhe më pas bëri një magji “alla Mesi” ku asnjë kundërshtarë nuk mundi t’ia heqë topin nga këmba.

Përveçse një realizim fantastik, goli mban dhe peshë të madhe pasi Uillemi mori një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Sitardit, fitore që e largon nga zona e kuqe e rënies nga kategoria.