Mesfushori shqiptar titullar në Kupën e Spanjës, ekipi i tij kualifikohet në shtesë

413
Sigal

Mesfushori i Shpresave, Kleandro Lleshi ka qenë titullar në mbrëmjen e djeshme në Kupën e Spanjës, teksa aktivizohet me skuadrën e Fuenlabradas. 20-vjeçari ka luajtur për 90 minuta në takimin ndaj ekipit të Kategorisë së Tretë, Pena.

Skuadra e Lleshit e përfundoi 90-minutëshin në barazim pa gola, teksa në këtë minutë përfundoi edhe ndeshje e shqiptarit, i cili u zëvendësua.

Megjithatë, Fuenlabrada ekipi i Kategorisë së Dytë spanjolle gjeti golin në minutën e 119 duke shmangur ekzekutimin e penalltive.

Kështu, Lleshi së bashku me skuadrën e tij kualifikohen për në raundin pasardhës të këtij kompeticioni. Kleandro Lleshi është në pronësi të Leganes, ndërsa është i huazuar te ekipi i Fuenlabradas.